Samiti i Minskut, marrëveshje armëpushimi në Ukrainë

Ornela

Në bisedimet që po zhvillohen në Minsk, pjesëmarrësit e grupit të kontaktit kanë dakordësuar skemën e tërheqjes së armëve të rënda, armëpushimit dhe monitorimin e zbatimit të tyre. Autoritetet e Kievit, Republikës Popullore të Donetskut dhe Luganskut kanë dhënë garanci paraprake për një armëpushim.

“Në bisedimet në Minsk është rënë dakord skema e tërheqjes së armëve të rënda. Palët gjithashtu ranë dakord për një armëpushim dhe monitorimin e zbatimit të saj”, tha një burim i paidentifikuar. “Aktualisht vazhdon debati  në lidhje me zgjedhjet lokale dhe sistemit politik të Donbass, parimet e administratës së tij”, vazhdon ai më tej.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i Republikës Popullore të Donetsk, Denis Pushilin, tha se kanë dorëzuar një projekt-protokoll për të zgjidhur situatën në Donbass.

Në takimin e Minskut morën pjesë përfaqësues nga Rusia, Ukraina, OSBE-së dhe të republikave të vetë-shpallura. Agjenci RT. raporton se takimi do të zgjasë dhe deri tani pjesëmarrësit nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për shtyp.

Share This Article
2 Comments
  • nuk kini te drejte ti quani te mireqena si keto krahina te lindjes se Ukraines , keto jane krijesa te Rusise si me pare ne Kaukaz ,

  • “Republikës Popullore të Donetskut dhe Luganskut…”

    jomer ……me nje fjale pazari qeka mbyll. tani ka ngel vetem se si tja shesin popullit te varfer
    sapunin per djath.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *