Rama-Samaras: Dinamikë të re bashkëpunimit dypalësh

redaktor

Kryeministri Edi Rama u takua në Wales, me Kryeministrin e Greqisë, Antonis Samaras. Në takim u ndanë pikëpamjet respektive për çështje që lidhen me marrëdhëniet mes dy vendeve, duke nënvizuar gatishmërinë për t’i zhvilluar ato më tej.

Kryeministri Rama theksoi vullnetin e Qeveria shqiptare për t’i dhënë një dinamikë të re bashkëpunimit dypalësh në frymën e partneritetit e të fqinjësisë së mirë, si dhe në kuadër të bashkëpunimeve dhe nismave rajonale, në përputhje me realitetin e ri të rajonit.

Me interes të veçantë u fol për projektet me rëndësi rajonale në fushën e infrastrukturës dhe të energjisë, të diskutuara në kuadër të platformës së Samitit të Berlinit. Takimi u zhvillua në Neëport, Ëales, ndërsa delegacionet e dy vendeve marrin pjesë në Samitin e NATO-s.

Në Ëales nisi dje punimet Samiti dyditor i NATO-s. Në këtë Samit, i konsideruar shumë i rëndësishëm për çështjet që do të trajtojë, delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Edi Rama dhe në përbërje të tij janë edhe Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Samiti, ku marrin pjesë delegacionet e nivelit të lartë të 28 vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, u hap nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmussen, i cili nënvizoi se ky Samit do t’i shërbejë forcimit të partneritetit të Aleancës në përballjen me sfidat e përbashkëta të sigurisë. Në ditën e parë të Samitit diskutohet mbi situatën në Ukrainë dhe Afganistan.

Share This Article
2 Comments
  • Z.rama
    Mos humb kohe dhe mund me greqine kemi njezet vjet ne vend numero po aq vjet qe themi jane forcuar lidhjet dhe pastaj ftohemi per nje meshe apo nje karikature pa zgjidhjen e ceshtjes came shqiptaret as qe u besojne ketyre prandaj thuaju cke per ti thene dhe perqendrohu te miqte skemi kohe me humbur

  • Z. Rama kerkoi Samitisit me zore te heqe te ashtuqujaturin “Gjendje Lufte” me Shqiperine. Eshte vertet nje vendim I thjeshte ne dukje por shume I veshtire per greket ta bejne e ta kalojne ne Parlament. Mendoni se si do te diskutohet ne Parlamentin Grek ky abrogim I atij ligji te pakuptimte?. Deri tani ndeshja politike Shqiperi Greqi eshte 0 – me se di se sa gola

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *