Samiti i NATO-s, Rama takon presidentin Trump

DITA Online

 

Kryeministri Edi Rama ka takuar këtë të enjte Presidentin amerikan Donald Trump në Bruksel, ku po zhvillohet Samiti i vendeve të NATO-s.
escort buca
Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në rrjetet sociale shpërndau foton me Trump.

Ndërkohë, liderët e NATO-s do ta kthejnë vëmendjen tek konflikti në Afganistan në ditën e dytë të samitit të dominuar deri më tani nga kërkesat e presidentit Donald Trump.

Të mërkurën, Trump i kërkoi aleatëve të NATO-s të angazhoheshin për 4 për qind të GDP në shpenzime ushtarake.

Ai po ashtu veçoi Gjermaninë në kritikat në lidhje me shpenzimet e saj ushtarake.

Liderët e NATO-s shpresojnë për tone më pajtuese të enjten, para se Trump të largohet nga Britania e Madhe.

Por, në një postim në “Twitter”, natën vonë, nga Brukseli, presidenti amerikan përsëriti kritikat e tij.

“Miliarda dollarë shtesë po shpenzohen nga vendet e NATO-s që nga vizita ime vitin e kaluar, me kërkesën time, por kjo nuk mjafton”,  shkruante ai.

Më herët, Trump akuzoi Gjermaninë se ishte peng i Moskës për shkak të varësisë nga gazi rus, duke pretenduar se ajo totalisht kontrollohej nga Moska.

a.s/dita

Share This Article
18 Comments
  • njeriu qe qesh – asnji nuk e do – rama = berisha = meta = … te gjithe kontribut direkt ne shkatarrimin e shoqerise shqiptare. shume me negativ se enver hoxha, megjithese jane produkt direkt i tij dhe sherbimeve sekrete fqinje. shpresoj te ikin sa me pare!

  • Qenka takuar me ate ” qe perbente rrezik per njerezimin nese zgjidhej president”!!!!! Ka ndryshuar Rama mendim apo Trump eshte ndryshe tani !!!???? Do te bente mire ta sqaronte kete pune dhe jo te fryhet me foton.

  • Ka njerez qe kane shtylle kurrizirore. Ka edhe te tille qe jetojne si krimbi. Politikaret tane hyjne pa perjashtim te gjithe tek te dytet. Ky palaco qe nuk pati turp te shante nje person qe e zgjedh ne zgjedhje te lira dhe demokratike populli amerikan, ne dallim nga ndyresirat ketu qe bejne pazar votash me vende pune, para bile edhe me thase me miell, sot zgerdhihet kur ky person denjon ti jape doren. Turp per palacon, turp akoma me i madh per ne te gjithe, qe Amerikes ja kemi borxh ne jete te jeteve, qe nuk lejoi te na gllaberojne fqinjet e ndyre e te ishim shperndare si cifutet neper bote.

    • Toni butaku. nese ka fjale me te sakta qe Rama ka thene ndonjehere jane ato gjate fushates se zgjedhjeve te Presidentit te SHBA ku e etiketonte kandidadtin Trump nje rrezik per paqen e brishte ne bote, per komentet e tij raciste dhe prishjen e gjithe ekuilibrave boterore. Dhe keto jane vertetuar teresisht. Amerikanet dhe Tonet ta gezojne clown-in me orange toupee qe po e con Ameriken “nga fitorja ne fitore”.

  • Shqptaret kane nje shprehje: “Kur Shqiptari jep fjalen, therr djalen”. Qe do te thote se jane nje kulture me principe, sepse principet nuk ndryshojne dhe po e dhe fjalen ne mbeshtetje te nje principi nuk ke nevoje ta ndryshosh, keshtu qe nuk ka rrezik te “theresh djalen”.

    Ndersa bythe-lepiresit nuk kane principe dhe vazhdimisht u duhet te lepijne ate qe kane peshtyre, sepse situatat ndryshojne. Dikur te dukej se ky tipi s’kishte asnje shanc te fitonte zgjedhjet dhe zgjodhe te peshyje aq lart sa ta shikonte gjithe bota se sa nuk e honepsje kete tipin qe edhe po ta kishe komshi s’do ja jepje kurre doren, dhe tani, jo vetem qe ja jep doren, por je aq i lumtur sa kete moment do ta ndash me gjithe kopene qe te vjen pas, “ja, nuk me mban inat, ma dha doren”, se qe ti vete je i lumtur t’ja japesh doren kjo as diskutohet, perderisa je ti qe e perhap kete fotografi dhe jo trampi.

  • Trumpi i kuptoi gabimet e veta, beri autokritike te forte parimore dhe vetem atehere lideri boteror i katundit buze Adriatikut denjoi t’i jape doren. Trumpi me shpejtesi botoi fotografite ne facebook, instagram, twitter dhe te gazeta e murit e Shtepise se Bardhe,

  • Qënkan leshuar te gjithë Vuvuzelat e SHQUP-it te peshtyjne Foton e Kryeministri Shqiptar
    me Presidentin e Shtetit me te fuqishem te Botes!
    Harrojnë Salizinjt
    se tani z.Trump perfaqson Shtetet e Bashkuara dhe respekti
    eshtë i natyrshëm dhe i kuptushëm.
    Edhe dikush tjerer te ish zgjedhur,
    ne këtë rast respektohet Deshira e Popullit AMERIKAN!
    Po ku e kuptojne këtë Salizinjt p r i m i t i v ë!?….

    • Me disa fjalë… Edi, për shkak të miopisë, po lëpin bështymën e tij…. pede….Trump Twitter: Takova një lider që kalonte kohën me meshkuj të tjerë laskuriq nê një qytet që quhet Gjrokastêr…

    • Vjosa,halla ke mbetur ne stadin kur nje foto me nje leader te impresinon?
      Sorry,girl,shqiptaret me nuk impresionohen,sidomos jo kur shohin cka ka ndodh realisht e si u eshte sjell okolla ky deri sa e beri kete foto.Groteske,po se po po edhe patetike per nivelin tend e te tin…

  • Arrin me ne fund Rama ti jape doren atij qe dikur e ka quajtur “Turpi i qyteterimit”!
    Mire thone “Dora qe nuk kafshohet, puthet”! (ihshallah nuk e ka pa Soros kete foto)

  • Na çatë trapin ju opozita.Edi e meriton respektin nga Trump.Vetem ai,Edi Rama udhehoqi vendin deri ne anyaresim ne NATO.Prandaj e pret dhe SHBA

  • Antishqiptarizmi i saleqeneve dhe injoranca e shqiptareve, eshte pak te thuhet se eshte bere proverbiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *