Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri maqedonas Zoran Zaev kanë mbërritur në Tiranë në kuadër të Samitit të tretë të Shengenit Ballkanik i cili do të jetë dy ditë, në kryeqytet dhe Durrës.
Menjëherë Vuçiç dhe Zaev janë pritur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kanë filluar takimin informal në ambientet e hotel “Rogner”.
Sot Vuçiç, Zaev dhe Rama pas takimit informal do të marrin pjesë në eventin e bamirësisë “Ti nuk do të jesh kurrë vetëm”, për mbledhjen e fondeve për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.
Nesër ata do të inspektojnë zonat e prekura nga tërmeti në Durrës dhe më pas do të zhvillohet Samiti i tretë i cili fillon në orën 10:00 të paradites.
j.l./ dita

Kam respekt , per partine VV dhe liderin e saj , Z. Kurti, por duhet te jete me elastik ne politike . Si mund te kete politike , pa bisedime dy e me shume paleshe . Kombi pret zgjidhje nga polikat paqesore europjane. Ka mjaft gjera per te diskutuar , pa bere leshim, ne interesat e politikes kombetare . Velizolimi eshte varferi ekonomike dhe mungese zgjidhjeje . Ku e dine armiqte dhe miqte se c’ mendon ti ? Zgalem