Sampdoria kërkon Gashin si pasues të Samuel Eto’o

redaktor
Shkelzen Gashi von Basel feiert sein entscheidendes 1:2 beim Fussball Meisterschaftsspiel zwischen dem FC Zuerich und dem FC Basel vom Sonntag 30.November 2014 in Zuerich. (KEYSTONE/Urs Flueeler)

Shkëlzen Gashi projektohet si pasuesi i Samuel Eto’o te Sampdoria. Skuadra e presidentit Ferrero, pas ndryshimit në stol, ku vendin e Mihajlovic e mori Walter Zenga, kërkon të bëjë revolucion në fazën sulmuese. Kamerunasi Eto’o, i afruar me shumë bujë në muajin janar, ka arritur të shënojë vetëm dy gola dhe të japë 2 asist në Serinë A, statistika këto jo fort pozitive për një sulmues që e ka në ADN-në e tij golin.

Për këtë arsye drejtuesit e Sampdorias synojnë të blejnë futbollistin e Kombëtares shqiptare, që në sezonin e parë me Baselin arriti të shpallej golashënuesi më i mirë i kampionatit me 22 gola.

Në fakt, për 26-vjeçarin ka shfaqur interes edhe Lazio, por për momentin nuk ka asnjë lëvizje konkrete. Gashi ka kontratë me Baselin deri në verë të 2018-ës dhe mund të largohet nga kampionët e Zvicrës vetëm në rast të një oferte të parezistueshme. Kartoni i tij vlerësohet rreth 5 milionë euro dhe për një shumë më të vogël, vështirë se Baseli do të privohet nga shërbimet e një futbollisti që garanton mbi 20 gola në sezon.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *