Sampdoria rrezikon Europën, përfiton Interi

Dita

Pas Genoas që nuk arriti të siguronte dot licensën e Uefas edhe Sampdoria rrezikon të mos marrë pjesë në Europa League sezonin e ardhshëm. Cështja në të cilën është përfshirë klubi dorian është e ndryshme nga ajo e Genoas, por fakti është se edhe skuadra e presidentit Ferrero mund të ketë të njëjtin fat si rivalët e qytetit duke u përjashtuar nga kompeticioni i dytë më i rëndësishëm në Europë.

Sampdoria po hetohet nga Uefa për shkak se në vitin 2012 është përfshirë në cështjen e ndeshjeve të trukuara për rastin Stefano Guberti, me këtë fundit që u pezullua nga Federata Italiane e Futbollit për një periudhë 3-vjecare.

Në rast se Sampdoria përjashtohet nga Uefa atëherë vendin e saj në Europa League do ta merrte Interi që në sezonin që sapo u mbyll në Serinë A u rendit në vendin e 8-t. Gjithsesi drejtuesit e klubit dorian kanë besim se do ta zgjidhin këtë cështje dhe kanë nisur nga puna për të paraqitur në komisionet juridike të Uefas argumentat e nevojshme.

Sampdoria do të marrë si shembull në mbrojten e saj përpara Uefas rastin e Torinos që 1 vit më parë gjithashtu ishte përfshirë në skandalin e trukimeve të vitit 2012 që përfshiu futbollin italian, por në fund arriti të lejohej nga Uefa të merrte pjesë në Europa League.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *