Samsung lançon smartfonin më të ri që duket se do të jetë kërcënimi më i madh për i-Phone-in. Gjiganti i teknologjisë ka prezantuar mbrëmjen e kaluar shpikjen më të re Galaxy S4, i cili sjell opsione të reja, mes të cilave edhe përdorimin me anë të lëvizjes së dorës, pa pasur nevojë për ta prekur ekranin.
Produkti pritet të dalë në shitje në prill dhe ka përmasat 69mm gjerësi, 79 mm trashësi dhe peshon 130 gramë. Një nga opsionet surprizë është përdorimi i internetit nëpërmjet Galaxy S4. Sensorët bëjnë të mundur që faqet e internetit të lëvizin poshtë e lart vetëm me anë të shikimit. Sensorët e tij gjurmojnë vendin ku është përqendruar shikimin dhe nëse je duke parë një video dhe i largon sytë më një moment, ai ndalon menjëherë, për të rifilluar aty ku ka mbetur sapo të kuptojë se përdoruesi po e shikon.
Mesazhet gjatë kohës që nget makinën janë histori e shkuar me Galaxy S4. Telefoni ka një opsion të njohjes së zërit dhe të jep mundësinë të diktosh, përgjigjesh dhe ruash mesazhet nëpërmjet komandave verbale. I njëjti opsion i njohjes së zërit mund të përdoret edhe për përkthimin në nëntë gjuhë.
Përdoruesi mund të kontrollojë disa aplikacione thjesht duke kaluar dorën mbi ekran, pa pasur nevojë ta prekë. Opsioni i kameras është i dyfishtë, pasi të jep mundësinë të fotografosh me të dy kamerat në të njëjtën kohë. Samsung nuk e bën të ditur çmimin e këtij xhevahiri teknologjik, por pritet që në SHBA ai të nisë nga 200 dollarë e lart. / Përgatiti: Gazmira Sokoli