Sanches: Do iki nga Bayern, ja kush skuadër më kërkon

Gazeta Dita

Renato Sanches e ka ndarë mendjen, ai do të largohet nga Bayern. “Personalisht, nuk jam i kënaqur me vitin tim të parë në Mynih. Sigurisht, do të doja të luaja më shumë. Kjo është arsyeja pse mendoj se duhet të shkoj te një klub, ku mund të kem më shumë hapësira”, – ka thënë mesfushori për revistën “Sport Bild”.

Siç është raportuar në mediet italiane, gjermane dhe portugeze, 19-vjeçari kërkohet nga Milani. Klubi italian ka interes ta huazojë për dy vite dhe të ketë të drejtën e blerjes.

“Milani është një opsion interesant. Nëse dy klubet do të jenë dakord, do të më pëlqente të shkoja atje. Tani jam në tur me skuadrën, por, pasi të kthehemi në Mynih, shpresoj të gjejmë një zgjidhje. Jam i ri, dua dhe duhet të luaj sa më shumë. Mendoj se shansi për ta bërë këtë është më i madh te Milani se në Mynih”, – ka shpjeguar kampioni i Evropës.

Sanches vjet u ble për 35 milionë euro nga Benfica, por praktikisht dështoi në sezonin e tij të parë si bavarez. Ai e ka pasur të vështirë të përshtatet me mjedisin e ri dhe gjithmonë është dukur si mish i huaj te Bayern.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *