Sanches në dilemë, Alaba i jep një sugjerim për të ardhmen

Gazeta Dita
"527710158"

David Alaba sot është një lojtar titullar i padiskutueshëm i Bayern-it, por fillimi i karrierës së tij nuk ka qenë fushë me lule. Kur ishte 19 vjeç, ai ia doli të fitojë besimin e ish-trajnerit Jupp Heynckes, pasi kishte provuar veten tek Hoffenheim në huazim. Diçka të tillë ka bërë edhe ish-kapiteni i bavarezëve, Philipp Lahm, te Stuttgart.

Bazuar te kjo pjesë e karrierës së tij, austriaku së fundmi ka folur për shokun e tij të skuadrës, Renato Sanches. 20-vjeçari është në dilemë nëse duhet të huazohet diku tjetër, meqë në “Allianz Arena” ka shumë pak shanse për të luajtur.

“Renaton e pret një e ardhme e shkëlqyer. Ai është një lojtar i mirë dhe këtë e tregoi në Kampionatin Evropian”, – ka thënë Alaba në “Sport1”. Portugezi, gjithsesi, nuk e ka besimin e trajnerit Carlo Ancelotti dhe kjo po e pengon të shfaqë talentin e tij. “Ne e kemi parë në fushë se Renato është lojtar shumë i mirë. Unë, sido të jetë, i sugjeroj të vendosë ashtu siç ndihet vetë, për të mirën e tij”, – ka shtuar mbrojtësi i majtë.

Sanches këtë verë ka pasur oferta nga Milani dhe Chelsea, por Bayern i ka refuzuar, sepse nuk do që mesfushori të shitet përfundimisht, por vetëm të huazohet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *