Sanchez do të bëhet “Qytetar”, i thotë Arsenal-it ta shesë menjëherë

Gazeta Dita

Alexis Sanchez do t’i bashkohet Manchester City-t, dhe i ka thënë Arsenalit ta shesë menjëherë. Ylli kilian me sa duket ka vendosur të largohet gjatë kësaj vere, megjithëse Topçinjtë po mundohen me çdo mënyrë ta mbajnë në “Emirates” sulmuesin i cili po afrohet në vitin e fundit të kontratës.

Gjithsesi, Manchester City është i vendosur për të transferuar Sanchez, aty ku do të ribashkohej me ish-trajnerin e tij te Barcelona Pep Guardiola.

Gazeta kiliane El Mercurio pretendon se sulmuesi ka vendosur të qëndrojë në Angli dhe thjesht të ndërrojë skuadër. Një burim i afërt me Sanchez ka zbuluar për gazetën:

“Champions League është e rëndësishme për Alexis. Ai është i motivuar për të luajtur aty dhe për të fituar.” Momentalisht ai ndodhet me pushime.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *