Kanë kaluar vite, por shumë prej nesh e kujtojnë personazhin Sandokan që luhet nga Kabir Bedi. Ai ka mbushur 70 vjeç. Pavarësisht kësaj aktori nuk e tregon moshën dhe për më tepër në krah ka një partnere shumë të re, Parveen Dusanj.
Kabir Bedi është një nga aktorët më të dashur për indianët e më gjerë. Shumica e shqiptarëve e kanë njohur gjatë viteve ’90 me personazhin e famshëm, Sandokan. Por, karriera e tij nuk mbetet vetëm me këtë personazh.
Ai ka luajtur në rreth 100 filma ndërkombëtarë dhe Kabir Bedi është aktori i parë indian që ka bërë karrierë edhe përtej kufijve.
