Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Sanino: S’ka status pa u plotësuar kushtet
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > Sanino: S’ka status pa u plotësuar kushtet
Lajmi i fundit

Sanino: S’ka status pa u plotësuar kushtet

redaktor
Published November 19, 2012
Share
SHARE

Drejtori për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Stefano Sannino, gjatë një takimi me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Edmond Panariti, ka bërë të qartë se KE pret rezultat konkret për plotësimin e tre kushteve të mbetura, në mënyrë që të rekomandojë dhënien e statusit kandidat për Shqipërinë.

.

Në të njëjtën linjë është pozicionuar edhe Ministri Panariti, i cili u ka bërë apel forcave politike per te treguar pergjegjshmeri per marrjen e statusit, i cili sipas tij do te qetesonte klimen politike ne vend.

“Forcat politike duhet te kuptojne rendesine e zgjidhjes se situates. Shpresoj ne nje zgjidhje per te miren e vendit” është shprehur Panariti.

Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti ndodhet në Bruksel ku do të marrë pjesë në takimin ministerial mbi nismën Adriatiko-Joniane. Takimi organizohet nga Komisioni Evropian, Komisioneri për Çështjet Rajonale, Johannes Hahn, dhe në të do të marrin pjesë Ministrat e Jashtëm të Italisë, Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kroacisë, Malit të Zi, Serbisë, Sllovenisë dhe Greqisë.

Synimi i këtij takimi është diskutimi midis Komisionit Evropian dhe vendeve të këtij rajoni mbi implikimet e mundshme të një strategjie makro-rajonale për rajonin Adriatiko-Jonian. Takimi do të përbëjë një mundësi mjaft të mirë që vendet e këtij rajoni, së bashku me Komisionin Evropian, të diskutojnë për të çuar përpara bashkëpunimin në fusha të tilla si: mbrojtja e mjedisit, transporti, peshkimi etj.

redaktor November 19, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?