Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Tashmë po bëhen një muaj e gjysmë nga 24 shkurti i këtij viti, dita e agresionit rus ndaj Ukrainës. Një ushtri e pamatë ruse, pasi kishte kronikën e një lufte të paralajmëruar, duke skërmitur dhëmbët në kufijtë e shtetit ukrainas, më në fund, si pak nga kancelaritë perëndimore e kishin menduar seriozisht, nisi pushtimin.
Evropa u gjend para një situate të re, për të cilën shumë kishin menduar se do të shkonte drejt një përplasje verbale apo aneksimi të pjesshëm, që nuk do të çonte vendin drejt luftës.
Në më shumë se 40 ditë bota ka ndjekur me ankth se çfarë po ndodh në një shtet ku mëkatet e së shkuarës nuk kanë qenë të pakta dhe në të cilin, lindja e rrymave të djathta ekstreme politike ishte ndjekur qetësisht, si lëvizje të planifikuara dhe dyert e hapura për marrëveshje të ardhshme.
Konflikti për Donbasin, i cili është zhvilluar çdo ditë, me kahet e ndryshme që përplaseshin dhe sillnin vdekjen e më shumë se 15 mijë banorëve, përkrahës së Rusisë nga njëra anë dhe nga ana tjetër, pasues të fuqishëm të mëvetësisë ukrainase, megjithëse është një konflikt i hapur prej më shumë se 8 viteve, thuajse asnjëherë nuk mori vemendjen që duhej.
Putini, shkolla e të cilit si shërbyes i shërbimit të fshehtë sovjetik e shtynte drejt dhunës e jo drejt paqes, drejt shkatërrimit dhe jo vendosjes së rrjetit demokratik, edhe po të kishte pasur këtë alibi, do të bënte luftë. Ai e ka kërkuar prej kohe përplasjen me Ukrainën dhe e gjeti atë pikërisht kur në vendin e tij kishte nisur një lëvizje e ndjeshme antipuniste dhe si gjithnjë, i duhej të shfaqte dorën e fortë, çka kishte ndodhur kudo ku kishte qenë i pranishëm.
Të gjitha këto lëvizje ishin të njohura për Perëndimin politik e ushtarak. Kishte kohë që lëvizjet e Putinit nuk ishin të fshehura dhe asnjë enigmë nuk ishte e dyzuar. Ai po përgatitej për luftë dhe do e bënte luftën.
Nëse nuk do të kishte ndodhur në Ukrainë, do të kishte gjetur një vend tjetër, një shtet nga ish-republikat sovjetike, ndarjen e të cilave e kishte quajtur tragjedi. Në Ukrainë ai kishte gjithnjë të gatshme një casus belli, një shkak lufte të ngritur mbi ideologjinë e tij, e njëjtë me atë cariste, të stalinizmit, e modifikuar me një ngjyrim kohor, por në thelb të njëjtë.
Edhe këtë Perëndimi politik e ushtarak e dinte. Institucione të tëra kishin paralajmëruar se lëvizjet e ardhshme të Putinit do të kishin ngjashmëri me çfarë kishte ndodhur më parë.
Deri në ditën e fundit, Ukraina u la në fatin e saj, mbështetja politike ishte e mangët, furia e forcës rusiste do të përplasej ashpërsisht, dhe koha e Evropës për t’u zgjuar kishte ardhur. Zgjimi do të ishte i vonuar dhe në disa raste, pjesë të ndjeshme të kontinentit janë ende të përgjumura.
Duket sikur Perëndimi pret, ose thyerjen e ushtrisë ruse, çka do të jetë e vështirë nëse Ukraina lihet në fatin e saj, ose një marrëveshje politike, në të cilën shteti ukrainas do të rrudhet edhe më tej dhe Krimea do të jetë përfundimisht tokë e humbur. Për më shumë, edhe Repubikat e krijuara në Donbas do të jenë enigmat që nuk mund të zgjidhen lehtë.
Perëndimi ka zgjedhur dy rrugë për të ndihmuar shtetin ukrainas: sanksionet ekonomike ndaj Rusisë dhe ndihmat në armatime ndaj ushtrisë ukrainase.
Të parat janë shpallur me bujë të madhe si rrugët që do i zënë frymën ekonomisë ruse. Do e shkatërrojnë atë dhe oligarkët e saj. Do të presin fuqinë financiare të shtetit rus për të vazhduar operacionet e saj. Do të ngenë frymën e revoltës ndaj pushtetit të Putinit dhe do të krijojnë zemërimin e popullit rus, çka mund të sjellë përmbytjen e pushtetit të tij.
Për të shkuar më tej: në krahasimin e ngjarjeve të tij dhe grushtit ushtarak të shtetit, në korrik 1944, të një grupi ushtarakësh të lartë gjermanë kundër Hitlerit. Apo është kërkuar shpëtimi te sëmundja e Putinit, etj.
Sa kanë ndikuar sanksionet dhe embargot financiare të Perëndimit ndaj Rusisë? Deri tani shumë pak. Rrugët kanë mbetur të hapura. Që nga 24 shkurt 2022, dita e agresionit rus kundër Ukrainës, shtetet e BE-së i kanë paguar regjimit nazist të Putinit 9.8 miliard euro për gazin, 9.2 miliard euro për derivate të naftës dhe 725 milion euro për qymyr!
Sanksionet e reja të BE-së për të ndërprerë importin e qymyrit nga Rusia nuk është asgjë tjetër pos përpjekje për të mbuluar me hirin e qymyrit sytë dhe mendjet e opinionit publik, i cili po revoltohet pikërisht nga kjo tragjedi dhe qëndrimi i lëkundshëm ushtarak ndaj asaj që po ndodh në Ukrainë.
Në pak më shumë se një muaj, vetëm për tre produkte, BE i ka paguar Kremlinit rreth 20 miliard euro dhe do të vazhdojë të bëjë këtë edhe më tej. Sasia e armëve që i është dhënë Ukrainës nga të gjitha shtetet perëndimore është rreth 1 miliard euro.
Brenda Evropës dy shtete janë të shfaqura hapur si përkrahëse të Putinit, Hungaria dhe Serbia. Nga Serbia, në fundin e shekulli të shkuar, janë nisur tri lufta ballkanike me dhjetra e dhjetra mijra të vrarë dhe thuajse në secilën herë, reagimi ushtarak perëndimor ka qenë i vonuar dhe nganjëherë, mjerisht, heshturazi, i kanë dhënë dritën jeshile çetnikëve serbë në masakrat që kanë bërë.
Edhe pas lufta ka qenë tolerante, deri në zvarritje; krimi i fshehur nuk është dënuar, gjenocidi i ndodhur në Bosnje dhe në Kosovë është trajtuar lehtësisht dhe kjo, duan apo nuk duan në BE, u jep forcë edhe kriminelëve rusë në luftën e tanishme.
Në kohën kur në Kosovë ndodhnin krime të tmerrshme, kur vriteshin me qindra fëmijë, gra, të moshuar, kur të githë meshkujt e Krushës së Madhe apo të Krushës së Vogël asgjësoheshin, për Perëndimin, pavarësisht informacionit që merrnin edhe të përditësuar e saktësuar nga Drejtoria Politike e UÇK-së, ishin ngjarje të largëta e herë pas here, edhe të pabesuara. Njëjtë si mund të ndodhë edhe me ngjarjet në Ukrainë. Përgjegjësia e vonuar ka lejuar shpesh herë krimet e ardhshme.
Sigurisht që është e vështirë që forcat ushtarake perëndimore të shpallin luftën e tyre ndaj agresionit rus. Jo vetëm pse Rusia është forcë kërcënuese bërthamore, por edhe nga lidhjet financiare të krijuara në dekadat e fundit, nga mendimi foshnjarak se Putini është “burrë i mirë”, apo edhe të tronditur nga dështimet e ndodhura në Afganistan, Irak apo edhe më tej, në Libi.
Por, nëse bota e civilizuar ka vendosur të jetë vërtet e njëhsuar politikisht dhe ushtarakisht, asaj i duhet mbi të gjitha konsensusi financiar, për ndërprerjen e lidhjeve ekonomike me Rusinë, për trajtimin e njëmendtë të Rusisë si forcë regresive me mendësi naziste, të krijojnë kordonin financiar të saj, edhe pse në vendet respektive do të ketë mungesa dhe pasoja të ndjeshme.
Putini po synon të krijojë, përmes pushtimit, boshtin e tij të së keqes dhe këtë po bën forcërisht e njëkohësisht, krejt haptas. Atë nuk e pengojnë dot as llafet politike, as sanksionet e gjysmuara, as kërkesa për lëmoshë politike. Sa më shumë hapësirë të ketë për të, aq më i dëmshëm do të jetë dhe Evropa do të përballet shumë shpejt me pasojat e vonesave të përsëritura.

OK B.Islami.2 burra të mençëm ka Kosova sot për sot:Rexhep Qosen e B.Islamin.Njëri shkruan nga Kosova e tjetri në DITA,nga Shqipëria.Ju falënderon MallaKastrioti opinionist në DITA.
-Putini me L3B në Ukrahinë e zuri BE-në pa brekë.BE Duke qënë e ndërvarur ekonomikisht Putin po hedh valle me muzikën e tij në gjithë perëndimin e zënë në çark.Dhe populli Ukrainas po shef me indinjatë perëndimin,NATO-n që po mban sehir me fëmijt e vrarë duke përlotur botën e qytetëruarë.
-Mesaduket Ukraina do diganiset me dhjamin e saj dhe popullsia do përgjysmohet në lufn e gjatë.Saksionet e perëndimit ndaj PUTIN janë një qethje kare e kokës tullac të tij.Putin ka në dorë pultin e kuq që e përdor si zarin e fundit:Ose fitore mbi Ukrainë,etj ose lëshim butoni atomik..dhe e gjithë bota do futi kokën në rërë si STRUCI.Putin është një PSIKO si dhe Putini Nr.2 tek ne Sb që po punon pro tij në 32 vite.
-Unë jam pesimist nëse Beogradi+Rusia sulmojnë Ballkanin,Shqipëri,pasi ne përfundojmë më keq se Ukrahina pasi nuk kemi asnjë masë mbrojtëse:Tunelet,Strehimit,QZ ,etj u kthyen në WC,u bën skrap..dhe u kthye çdo gjë në zero nga hordhia Saliste 1992-2013.
-Zoti e shpëtoftë Shqipërinë.
o rracë gomerësh,kur do të të lidhin diku e mos të ta lënë aq të gjatë litarin!!ti nuk duhet ti afrohesh tasitierës së kompiuterit mor gomar!!bile dhe gojën duhet të ta lidhin që të mos pallësh!!
Hesht, anticensure pash te madhin zot, se kete Lal Ethemon e kemi tok me njefare Ali SeleniCari, burimin kryeror te humorit ne kete blog. Sikur te na ikin keta dy visare te shquar te gallates do binim ne monotoni e nuk do gajaseshim dot.
inatin ta kam por hakun nuk ta ha dot!!
ke të drejtë,dasho !!
Si e kupton shqiptari nga katundi boten s’e kupton askush tjeter.
Konkluzioni “logjik” i Bedriut eshte qe Europa po ndihmon Putin. Per te qesh e per te qa.
Rekomandimi i pare i Bedriut eshte qe t’ia vejne shkelmin ne fyt menjehere popullit rus. Pyet si po shkojne cmimet ne Rusi Bedri!
I dyti lufte me nje fuqi berthamore.
Don Kishotet kunder Europese ne sulm!
E kuptoke ti?
Po ti nga je
Nga Turqia
redi
je i fortë!
lene mo e zgajt mo se dhitesh fare!!
filo ke të drejtë kur thua”e gjithë bota kadund i duket bedriut”!!
në lokdaunin e parë në shqipëri ishte një komentues kari(diku në emigracion) që thoshte qeveriut tonë”na siguro jetën e pleqve tanë se shqipëria nuk ka ekonomi”!!pavarsisht se me a pa ekonomi,shqipëria mban gjallë 2 mln njerëz!!ai komentues kari aq e kishe takatin e aq dinte të thoshte!
redi është i njëjtë!!
copë mishi!!
Brravo Pepin …! Ti do ta vrasesh …! Jo une s’mundem .. ( Pepini eshte Europa ) . Pastaj vjen skena kur pepini i uleret Skenderit ” Hec….hec perpar a ta rregullon Islami ty..! (Islami eshte Amerika)
20 MILIARD Euro tregeti me Rusine ky Perendimi ne muajin e luftes!! Mjafton kjo per te pare qarte pra se kush eshte Perendimi
As Sanksione, as Deshtim jo. Ka emer tjeter – Kurveri Perendimore me vello persiper qe te pretendoje akoma ndershmeri (te cilen nuk e ka patur kurre)
Kurse ti ke një budallallëk gjigant.
“A po dështon Perëndimi edhe në Ukrainë?”
që bedriun nuk e lexon askush nga ata “që kanë dështuar”,besoj se dhe ju jeni të të njëjtit mendim me mua!!
maksimumi ndonjë i ambasadës zviceriane,për të pasur një ide për profilin psikollogjik të bedriut të partisë,meqënëse jeton në ndonjë katun të zvicrës!!
pra ky shkrim i bedriut vlen vetëm për përdorim shqiptar!!as unë nuk ja vlen të komentoj për drejtimin”ku e ka nisur” bedriu,por po komentoj për mentalitetin e trashë,katunaresk kontraditor të bedriut!
dihet se njeriu që ka principe,i mbron ato kudo që të jetë dhe sido që të jetë situata!!
bedriu i partisë ka principe për partinë,për kundërshtarët dhe principe asnnjëanëse!!
dy të parat i dini fare mirë si i përdor,të tretën e përdor ashtu pastër,pa asnjë lloj interesi!!
por e përdor dhe në mënyrë të gabuar,emocionale dhe të pamenduar!!
megjithës jeton jetën katnare në ndonjë katun të CH,prapë ai ka mundësinë të mos dëgjojë vetëm bërllogun amatoresk dhe injorant të lajmeve shqiptare dhe interpretimeve të tyre!!
e,nëse dëgjon lajmet perëndomore(nuk di në çgjuhë),ato zviceriane ose ato të vëndeve kufitare të saj,itali,francë e gjermani,bedriu duhet ta dijë se jepen shpjegime për atë që bedriu e quan “dështim pas 45 ditëve”!!
bedriu me “metrin” e tij të analistit kërkon ti jepet kohë E Dramës së partisë dhe pas gati 10 vjetëve qeeverisje se “gjërat nuk bëhen brënda ditës,dhe se “ujku fle por saliu nuk fle”,kurse ekonomive më të fuqishme,shteteve dhe shtetarëve të këtyre shteteve të fuqishëm,nuk mund tu jepet kohë që të mos shkatërrojnë shtetet e tyre,ekonomitë e tyre!
bedriu do ta quante fitore sikur gjithë nato të ishte ngritur në këmbë e të kishte sulmuar rusinë nga të gjitha anët!por në të njëjtën konë nuk do kishte lënë gomarllëk pa thënë për atë nxitim,po ti kishte plasur bumja në derë të shtëpisë!!do ta kishte quajtur “mungesë përgjegjësie”,”çmëdnuri”e kushedi se sa fjalë të fjalorit të tij!!
bedriu nuk është në gjëndje as të analizojë ngjarjet e freskëta!ato të këtyre 2 muajve e gjysëm!!pra as periudhën e lajmërimit për agresion e as atë të agresionit!!
nuk është në gjëndje të hipotizojë se çfarë është ditur e çfarë është hipotizuar si nga të dy palët,si nga nato e ukrainasit ashtu dhe nga putini e rusia!!
sepse aq e ka takatin bedriu i shkretë!!pavarsisht se,ndryshe nga ne komentuesit që komentojmë në mënyrë “simultane”,ka kohë të mendojë,të shkurajë e ta kontrollojë para botimit!?ai prapë ka një cektësi të tmerrshme!!ndoshta merr paret dhe aq i mjafton!!
që nga paralajmërimi për sulm ndaj ukrainës,amerikanët nuk ishin të sigurtë për një agresion të tillë,në tërë ukrainën!e morën si një mundësi por nuk e prapë me rezerva!pavarsisht se ishin në krah të ukrainës,prapë nuk kishin parashikuar që shpirti luftarak i ukrainasve do të ishte i një niveli të tillë,pasojë ishte dhe armatimii lehtë mbrojtës që i dërguan!mbivlersimi i ushtrisë ruse!
zelenski nuk e besoi fare një sulm total bile nuk besoi as të tijët!!dhe ja futi gjumit si në ndonjë resort në maldive!!
putana e dinte se çfar kishe në mënd por kishte bërë llogaritë gabim!dëshironte që ukrainasit ta prisnin me lule si çlirimtar!!nuk e dinte se ushtria e tij ishte në një nivel shumë më të keq se ajo që ai e quante superfuqia e dytë ushtrarake botërore!!
vëndet europiane si gjithnjë menduan është thjeshtë propaganda,përplasja e dy të fortëve,më pas e kuptuan se vetëm njëri është i fortë,dhe e kuptuan se kur dhe ata janë me të të bashkuar janë dhe më të fortë!!
sulmi “i papritu”,por i paralajmëruar i gjeti ata në gjëndje të keqe,të varur shumë nga shteti afrikan i rusisë!!pra si disa kursimtarë që kishin depozituar kursimet e tyre në një bankë që jepte fitimet më të mëdha!!
pavarsisht kësaj ata u bashkuan dhe filluan”luftën” pa shkrehur vetë armët!!filluan dërgimin e armatimeve,gjithnjë e më të fuqishme(varej nga qëndresa dhe përparimi i ukrainasve)vendosën sanksione!!sanksione që në një anë duhej të gjynjëzonte ekonominë ruse dhe në anën tjetër të mbanin në ekuilibër politikat e tyre të brëdnëshme!!
ndryshe nga rusia,europa është demokraci!!ajo,në një gjëndje të tillë,kur nuk është vetë në gjëndje lufte,nuk mund të shtrëngojë qytetarët e saj të jetojnë në gjëndje lufte!!
sepse, si ndoshta mund të ketë kuptuar sado pak në jetën perëndimore bedriu i partisë,qytetarët në vëndet perëndimore të këthejnë me bythë përpjetë!!dalin në rrugë dhe të heqin nga pushteti!!
për këtë gjë bedriu i partisë mund të nxjerrë mësime nga komentet në gazetat tona a në ato botërore!!amerikanë e europianë ,jo të gjithë i kanë pranuar me qef këto sanksione!!jo se janë pro rusisë,por thjeshtë se kanë rënë në kurrizin e tyre!!
bedriu i partisë,ma merr mëndja se, nuk e kuptoi atë punën e pagesës me rubla!?
kurthit të putinit,europianët(e dështuar)ju përgjigjën me një kundër kurth!!
“kontratat janë nënshkruar me euro e dollarë”,ne nuk paguajmë me rubla!!
ndoshta bedri analisti i nivelit të “ambasadorit”vukaj,ka mbetur deri aty,nuk ka kuptuar se ky kundër kurth ishte i tillë që ta detyronte putanën,që ta bënte menjëherë të pavarur europën nga gazi rus!!
por ai nuk e hëngri atë “kokërr ulliri”!ai nuk bllokoi furnizimin me gaz!!
nëse ai do ta bllokonte,politika e perëndimit do ta kishte paraqitur në popullin e saj,”një detyrim që erdhi nga të tjerët”,pra jemi të detyruar të veprojmë në kushtet që janë krijuar!!
e dyta është shumë teknike,ndoshta dhe bedriu e di që shumica e gazit përdoret në industri!!ndryshe nga përdorimi privat,ku njeriu mund ta kufizojë,deri në ndalim të plotë,industria e ka të pamundur një gjë të tillë!!
një shëmbull i thjeshtë do të ishte sikur të merrnim industrinë e përpunimit të qelqit!!
atë nuk mund ta ndalosh sot e ta rivësh në punë javën tjetër!!po bëre një gjë të tillë!?të duhen nja dy vjet ta rivësh në punë!!si kjo ka dhe shumë të tjera!!e të gjitha këto lidhen me ekonominë e vëndit!!
psh gjermania,që është më e fuqishmja,po ndihmon ukrainën si me armatim dhe me ndihma ekonomike!!
po ti hidhet një sy ndihmave do të shihet se ato ushtarake,janë në vlerë shumë më të vogël se ato ekonomike!!me 1 ose 2 mld $ mund të çohet një armatim i tillë që të përmbysë fatet e luftës,një shifër e tillë nuk ka asnjë vlerë nëse përdoret për të mbajtur me bukë dhe me strehim refugajtët e kaluar në perëndim!!
njeriu harxhon më shumë për të jetuar se ushtari për të luftuar!!
kështu o bedriu i partisë,as europa nuk ka dështuar sot në ukrainë as amerikanët nuk dështuan në irak e afganistan!!
shtetet perëndimore kanë ecur këtu ku janë se nuk “përgjigjen flakë për flakë”,por përgjigjen pasi mendojnë 100 herë më parë!!
kur ken ndërmën ta botoni këtë çarçafin tim??
apo jeni akoma tu e diskutu në mbledhjen e formave të partisë??
Te mori e mira o ANTICENSURE por qenke infektu nga Bacili Alban Dega me kete carcaf qe nuk ka durim-madh ta lexoje.
Dashamirës, ma merr mendja se ishte e nevojshme ta shkruante kaq gjatë, Cenua.
Duke e njohur atë, mund të them se duhet të mos e kishte nisur pa e kontrolluar dhe pa e përpunuar. Por Cenua është si Cenua. Shkruan sikur është duke folur, nuk i kthehet pas asaj që shkruan, vetëm në ndonjë rast kur ndonj replikë pretendon se ai ka shkuar atë që ai nuk e mendon. Mua më duket se ka shprehur mirë atë që Bedriu, dhe të tjerë si ai, të huaj, shprehin.
Një cektësi e tmerrshme mendimi e mbuluar me një elokuencë të arsimuar. Me pak fjalë: njerëz të arsimuar pa inteligjencë.
Nga tipa të tillë lexojmë artikuj çdo ditë.
Dashamirës, edhe politika është e mbushur me të tillë.
Përfytyro, janë shumë të pakt ata që e quajnë me emrin e duhur Putinin. DIKTATOR.
Shumica e arsyetojnë me “gjuhën diplomatike”, në një kohë që ajo është vrarë nga vetë Putini.
Të arsimuar të tillë, gjejnë mundësinë për të treguar elokuencën e tyre, në fjalët e Baiden, dhe humbin komplet si arsyen dhe inteligjencën, në shpjegimin e agresionit rus.
“Gjuha kocka ska, por kocka thyen”. Ky proverb mund të përdoret si të duash. Këta, “Bedritë”, thonë se nuk i duhen dhënë mundësi Putinit që ti përdorë për leverdi të tij.
Sikur të ishte e vërtetë?!
Sikur ai po të mos kishte këto “thënie” do dorëzohej, sikur ta kishim mbushur me lule, ai do jepte dorheqjen?!
Dashamir se u zgjata dhe unë më keq se Cenua. Shpresoj ta lexosh të gjithë, por dhe po se lexove, nuk ka rëndësi.
ganiu, e lexova se nuk ishta aq sa siperfaqja e Cenos!
Vetem dy fjale : Mendoj se komentet duhet te jene te koncize, pra komente jo artikuj kritike apo historike. Nuk kam verejtje per sa shkruan ti e Cenoja por personalisht them se komenti duhet i shkurter.
Normalisht humori duhet të jetë I shkurtër, komenti duhet të jetë, mundësisht, shterues.
dasho,ka gjëra që mund dhe duhet të jenë të shkurtëra dhe të përmbledhura,por ka dhe të tilla që është mirë ti futesh më thellë!!
shpesh koncentrati nuk është më i mirë!!në to je i detyruar të përmbledhësh situata,çështje të tëra në një fjalë,a togfjalësh!!
psh,nëse flas me ganon,ose një shok të njohur që bisedoj shpesh,flas me”koncentrat”,nëse flas me një të huaj!?duhet ta shtjelloj mendimin sepse tjetri nuk njeh shprehjet frazollogjike që përdoren mes shokësh!!
e ke parasys se dy persona të të njëjtit qytet ose lagje kuptohen më kollaj dhe,sidomos për humorin,e kanë shumë më të koncentruar!!gjë që bën që një person i tretë mbetet i habitur sepse nuk i kupton!!
mendoj se ky koment për ketë që ka shkruar bedriu është i drejtë për të kuptuar cektësinë e “analistit” që ndoshta është i detyruar të shkruajë çdo javë për gazetën!
dasho,unë dhe ti shkruajmë,(të paktën unë)për atë që na intereson,nuk kemi ndonjë detyrim për të shkruar patjetër,prandaj ndoshta shkruajmë”mirë”!atë që na do menderja!nuk jemi të kufizuar në korniza të caktuar përfshi dhe ato të kohës!!
ndoshta kontrata e bedriut,puna e tij,është detyrim për të shkurar diçka!!e kur nuk ta do!?e ke vështirë të shkruash!!si duhet e kam fjalën!!kjo vështirësi i shtohet dhe cektësisë së mendimit,influencës nga mendime të tjera!!
I nderuar z. Islami! Je apo ben sikur je ne gjume? Nuk ka vend me per pyetjen – ” pse po deshton perendimi” , sepse pergjigjia, tashme historike, eshte dhene: politicka perendimore deshtoi para politikes ruse. Putini, para se te invadonte Ukrainen, invadoi Europen perendimore sipas rregullave te saj politike te ekonomise se tregut global. Njemiliard e njeqindmilion euro ne dite eshte varesia e saj ekonomike, dhe politike njekohesisht, vetem per petrol dhe gaz.
Politika “demokratike” europine perendimore u shnderrua ne nje istrument ne sherbim te tregut global e fiinanziar, te oligarkive. Ashtu siç nuk njeh komb tregu dhe paraja, ashtu dhe politika uropiane doli zbuluar ne interesat e saj strategjike kombetare te cdo shteti.
Tani eshte vonë. Pergjigjia eshte dhene: deshtim. Politika perendimore, me shume se çka problem Ukrainen, do te kete probleme me vetveten, me popullin e saj.
duhet me ta lon tefin mbarë o llaf dibre!e ti e di se kujt i lihet tefi mbarë!!
“A po dështon Perëndimi edhe në Ukrainë?”
që bedriun nuk e lexon askush nga ata “që kanë dështuar”,besoj se dhe ju jeni të të njëjtit mendim me mua!!
maksimumi ndonjë i ambasadës zviceriane,për të pasur një ide për profilin psikollogjik të bedriut të partisë,meqënëse jeton në ndonjë katun të zvicrës!!
pra ky shkrim i bedriut vlen vetëm për përdorim shqiptar!!as unë nuk ja vlen të komentoj për drejtimin”ku e ka nisur” bedriu,por po komentoj për mentalitetin e trashë,katunaresk kontraditor të bedriut!
dihet se njeriu që ka principe,i mbron ato kudo që të jetë dhe sido që të jetë situata!!
bedriu i partisë ka principe për partinë,për kundërshtarët dhe principe asnnjëanëse!!
dy të parat i dini fare mirë si i përdor,të tretën e përdor ashtu pastër,pa asnjë lloj interesi!!
por e përdor dhe në mënyrë të gabuar,emocionale dhe të pamenduar!!
megjithës jeton jetën katnare në ndonjë katun të CH,prapë ai ka mundësinë të mos dëgjojë vetëm bërllogun amatoresk dhe injorant të lajmeve shqiptare dhe interpretimeve të tyre!!
e,nëse dëgjon lajmet perëndomore(nuk di në çgjuhë),ato zviceriane ose ato të vëndeve kufitare të saj,itali,francë e gjermani,bedriu duhet ta dijë se jepen shpjegime për atë që bedriu e quan “dështim pas 45 ditëve”!!
bedriu me “metrin” e tij të analistit kërkon ti jepet kohë E Dramës së partisë dhe pas gati 10 vjetëve qeeverisje se “gjërat nuk bëhen brënda ditës,dhe se “ujku fle por saliu nuk fle”,kurse ekonomive më të fuqishme,shteteve dhe shtetarëve të këtyre shteteve të fuqishëm,nuk mund tu jepet kohë që të mos shkatërrojnë shtetet e tyre,ekonomitë e tyre!
bedriu do ta quante fitore sikur gjithë nato të ishte ngritur në këmbë e të kishte sulmuar rusinë nga të gjitha anët!por në të njëjtën konë nuk do kishte lënë gomarllëk pa thënë për atë nxitim,po ti kishte plasur bumja në derë të shtëpisë!!do ta kishte quajtur “mungesë përgjegjësie”,”çmëdnuri”e kushedi se sa fjalë të fjalorit të tij!!
bedriu nuk është në gjëndje as të analizojë ngjarjet e freskëta!ato të këtyre 2 muajve e gjysëm!!pra as periudhën e lajmërimit për agresion e as atë të agresionit!!
nuk është në gjëndje të hipotizojë se çfarë është ditur e çfarë është hipotizuar si nga të dy palët,si nga nato e ukrainasit ashtu dhe nga putini e rusia!!
sepse aq e ka takatin bedriu i shkretë!!pavarsisht se,ndryshe nga ne komentuesit që komentojmë në mënyrë “simultane”,ka kohë të mendojë,të shkurajë e ta kontrollojë para botimit!?ai prapë ka një cektësi të tmerrshme!!ndoshta merr paret dhe aq i mjafton!!
që nga paralajmërimi për sulm ndaj ukrainës,amerikanët nuk ishin të sigurtë për një agresion të tillë,në tërë ukrainën!e morën si një mundësi por nuk e prapë me rezerva!pavarsisht se ishin në krah të ukrainës,prapë nuk kishin parashikuar që shpirti luftarak i ukrainasve do të ishte i një niveli të tillë,pasojë ishte dhe armatimii lehtë mbrojtës që i dërguan!mbivlersimi i ushtrisë ruse!
zelenski nuk e besoi fare një sulm total bile nuk besoi as të tijët!!dhe ja futi gjumit si në ndonjë resort në maldive!!
putana e dinte se çfar kishe në mënd por kishte bërë llogaritë gabim!dëshironte që ukrainasit ta prisnin me lule si çlirimtar!!nuk e dinte se ushtria e tij ishte në një nivel shumë më të keq se ajo që ai e quante superfuqia e dytë ushtrarake botërore!!
vëndet europiane si gjithnjë menduan është thjeshtë propaganda,përplasja e dy të fortëve,më pas e kuptuan se vetëm njëri është i fortë,dhe e kuptuan se kur dhe ata janë me të të bashkuar janë dhe më të fortë!!
sulmi “i papritu”,por i paralajmëruar i gjeti ata në gjëndje të keqe,të varur shumë nga shteti afrikan i rusisë!!pra si disa kursimtarë që kishin depozituar kursimet e tyre në një bankë që jepte fitimet më të mëdha!!
pavarsisht kësaj ata u bashkuan dhe filluan”luftën” pa shkrehur vetë armët!!filluan dërgimin e armatimeve,gjithnjë e më të fuqishme(varej nga qëndresa dhe përparimi i ukrainasve)vendosën sanksione!!sanksione që në një anë duhej të gjynjëzonte ekonominë ruse dhe në anën tjetër të mbanin në ekuilibër politikat e tyre të brëdnëshme!!
ndryshe nga rusia,europa është demokraci!!ajo,në një gjëndje të tillë,kur nuk është vetë në gjëndje lufte,nuk mund të shtrëngojë qytetarët e saj të jetojnë në gjëndje lufte!!
sepse, si ndoshta mund të ketë kuptuar sado pak në jetën perëndimore bedriu i partisë,qytetarët në vëndet perëndimore të këthejnë me bythë përpjetë!!dalin në rrugë dhe të heqin nga pushteti!!
për këtë gjë bedriu i partisë mund të nxjerrë mësime nga komentet në gazetat tona a në ato botërore!!amerikanë e europianë ,jo të gjithë i kanë pranuar me qef këto sanksione!!jo se janë pro rusisë,por thjeshtë se kanë rënë në kurrizin e tyre!!
bedriu i partisë,ma merr mëndja se, nuk e kuptoi atë punën e pagesës me rubla!?
kurthit të putinit,europianët(e dështuar)ju përgjigjën me një kundër kurth!!
“kontratat janë nënshkruar me euro e dollarë”,ne nuk paguajmë me rubla!!
ndoshta bedri analisti i nivelit të “ambasadorit”vukaj,ka mbetur deri aty,nuk ka kuptuar se ky kundër kurth ishte i tillë që ta detyronte putanën,që ta bënte menjëherë të pavarur europën nga gazi rus!!
por ai nuk e hëngri atë “kokërr ulliri”!ai nuk bllokoi furnizimin me gaz!!
nëse ai do ta bllokonte,politika e perëndimit do ta kishte paraqitur në popullin e saj,”një detyrim që erdhi nga të tjerët”,pra jemi të detyruar të veprojmë në kushtet që janë krijuar!!
e dyta është shumë teknike,ndoshta dhe bedriu e di që shumica e gazit përdoret në industri!!ndryshe nga përdorimi privat,ku njeriu mund ta kufizojë,deri në ndalim të plotë,industria e ka të pamundur një gjë të tillë!!
një shëmbull i thjeshtë do të ishte sikur të merrnim industrinë e përpunimit të qelqit!!
atë nuk mund ta ndalosh sot e ta rivësh në punë javën tjetër!!po bëre një gjë të tillë!?të duhen nja dy vjet ta rivësh në punë!!si kjo ka dhe shumë të tjera!!e të gjitha këto lidhen me ekonominë e vëndit!!
psh gjermania,që është më e fuqishmja,po ndihmon ukrainën si me armatim dhe me ndihma ekonomike!!
po ti hidhet një sy ndihmave do të shihet se ato ushtarake,janë në vlerë shumë më të vogël se ato ekonomike!!me 1 ose 2 mld $ mund të çohet një armatim i tillë që të përmbysë fatet e luftës,një shifër e tillë nuk ka asnjë vlerë nëse përdoret për të mbajtur me bukë dhe me strehim refugajtët e kaluar në perëndim!!
njeriu harxhon më shumë për të jetuar se ushtari për të luftuar!!
kështu o bedriu i partisë,as europa nuk ka dështuar sot në ukrainë as amerikanët nuk dështuan në irak e afganistan!!
shtetet perëndimore kanë ecur këtu ku janë se nuk “përgjigjen flakë për flakë”,por përgjigjen pasi mendojnë 100 herë më parë!!
kur ken ndërmën ta botoni këtë çarçafin tim??
apo jeni akoma tu e diskutu në mbledhjen e formave të partisë??
1. Ukraina eshte peng ne duart e ekstremisteve fanatike te cdo lloj natyre dhe Zelenskit.
2. 90% e Ukrainasve duan paqe, qetesi, te gezojne jeten familiare.
3. Ato nuk jane te doktrinuar, por si kane shkuar punet, jane praktikisht “skllever te ekstremisteve.”
4. Kane pergjegjesi qe i neglizhuan dhe toleruan ekstremistet dhe duhet ta “clirojne veten nga prangat e mashtrimit te radikaleve ekstremiste, duke premtuar zgjidhje magjike e mrekulli te tjera qe nuk bazohen tek puna.
5. Per fat te keq nuk ishin ne gjendje te kuptonin se ku po e conte “Ukrainen Cmenduria e pa Kontrolluar e Ekstremisteve e Aventuriereve te tjere.
5. Perendimi dhe Nato nuk i premtuan mbrojtje ushtarake Ukraines, por ja lane popullit te vendoste per fatin te tij. Kjo ndodhi se populli ishte i percare, Lindje-Perendim. Po ndihmove njeren pale do te urreje pala tjeter.
6. Duket sikur ekstremistet Ukrainas dhe drejtusit e disa shteteve fqinje ne perendom te saje, po e duan ta “kryqezojne 90% e popullit te Ukraines”, tamam si Krishtin, qe ti shpetoje ato nga mekatet e tyre.
7. Po te jete i vertete “nje variant i tille” shtrohet pyetja:
8. A do fillojne te mekatojne perseri?
9. A kane “endra madheshtie perandorake” qe duan ti realizojne ne kuriz te Ukraines?
10. Kjo do doje kohe te provohet.
Heu bre na mbiu spiun Putinit këtu.Sa paguhesh or spiun.Sa mirë i njifke extremistët bre,ta ka lon nona baba apo ta ka thënë oficeri Putinit.Hej të shitofshin zanat bre spiun i sllavëve.
Po shkoj puna deri ne nje lufte berthamore te gjithe do dalin te humbur edhe “censura tende” do pervelohet. Po ty te duken te gjitha lojra.
Armir, Arbri të ka thënë shumë pak, njerëz si ti janë aq të poshtër sa nuk e kanë problem të dhunojnë dhe vetveten.
Jo se kanë dëshirë të jenë të dhunuar, por thjesht se për të jetuar janë në gjendje të përpijnë çdo gjë. Një gjendje të tillë e përjetojnë, në kohën tonë, prej mijëra vjetësh, kafshët shtëpiake. Ato, edhe kur “mbahen mirë”, janë të dhunuara. Ato për të jetuar pranojnë gjithçka. Që nga përkëdheljet tona deri tek detyrimi për të hyrë në thertore.
Te njeriu, ndryshojnë disa gjëra, por në fund të fundit është i njëjti proces.
Skllavëria ishte një nga periudha që pothuajse e kemi kaluar. Ka boll njerëz që vuajnë akoma skllavërinë,por të paktën këtej nga anët tona teorikisht nuk ekziston. Praktikisht? Ekziston tek njerëz si ti. Mënyra si ke shkruar përkon më shumë me të qenit skllav në shpirt, sesa të jesh një spiun, si thotë Arbri.
Ti të njëjtin kompromis, skllavërinë, për të mbijetuar, do ta kishe pranuar edhe sikur të kishte kërcënuar Serbia Shqipërinë me luftë, edhe sikur, një kriminel me një pistoletë në dorë do të të vinte gjobë, edhe sikur i forti i lagjes, përveç gjobës të të përdhunonte, familjen, bile dhe ty.
Sepse për ty jeta tënde ka vetëm një qëllim.
Të jetë sa më e gjatë.
Komente e njerëzve si ti ja vlen të lexohen, vetëm për të kuptuar psikologjinë njerëzore.
Bedri, ne Shkodren tone pleqt thonin se “Amerika e kap lepurin me qerr”. Rusia, sikurse edhe BRSS, nen peshen e sanksioneve do shkoje drejt falimentimit total neqoftese nuk largon Putler dhe gjen rrugen e paqes. Kjo lufte ndermjet tjerash, e beri perendimin shume me te forte, pasi edhe inflacioni qe shkaktoi siguroi uljen e borxheve publike te shteteve perendimore qe eshte plaga me e rrezikshme qe ka perendimi.
1. Ti je nje antiamerikan dhe antishqipetar.
Amerika do paqe, jo lufte. Po keshtu dhe populli Shqipetar.
2. Por ti e kupton situaten sipas oreksit, intetesit personal si dhe ato sharlatane “qe duan te forcojne pozitat e tyre”, kur ne nje situate tjeter “do benin te kunderten”.
3. Ukraina ne kete moment eshte “themra e Akilit e Europes” ndersa “themra e Akilit te Ukraines” eshte percarja e saj.
4. Disa sharlatane, kameleone, etj besojne se mund ta manipuloni Ameriken. Si mendoni, a eshte e mundur kjo?
5. Po ti vihet zjarri Europes ne teresine e saj, nga atllantiku ne uralet, cfare do fitoje Amerika?
6. Pse i hidhni benzine zjarrit?
7. Cfare shpresoni te fitoni?
8. Pavaresisht, se ne komentusit, nuk ndikojme ne kete situate, ne duhet te mendohemi e te flasim me pergjegjesi, per aq sa kemi mundesi.
1. Ti i mendon se duke patur lufte, inflacioni do rritet dhe Amerika dhe aleatet e saj do i shlyejne borxhet ma kollaj.
2. Apo e akuzon Ameriken se e “ja punoi” Putinit dhe e nxiti te pushtoj Ukrainen, te behet lufte, per te krijuar inflacionin dhe perfitime ekonomike?
3. Kjo eshte nje akuze e tmershme. Kjo provon se ti je nje sharlatane, njeri pa principe, qe mund ti perdredhesh te gjithe si ta do qefi.
4. Apo kerkon te maresh nje vize per te shkuar ne Rusi?
Armir, ti përveç se skllav në shpirt, qënke dhe budalla aq I madh, sa dhe multiversi do ishte një kokërrizë, përpara mendimit tënd.
Në vetëm dy komentet e fundit ti tregon se ke një qark të shkurtër në tru.
Ti duhet të jesh nga ata njerëzit që mund të flasin me orë të tëra pa përdorur shenja piksimi, por mbi të gjitha pa fillim e ta fund.
Shqip”çorbë derri”.
Gani:
1. Ju keni mentalitetin e nje anarkisti. Doni liri pa kufi.
2. Eshta tamam historia e “gomarit” qe donte te bente dashuri me “gomaricen”:
3. I propozoi te “…..” por “gomarica” kishte frike per pasojat.
4. I tha per ta qetesuar:
5. Mos ki frike, ate pune e di une.
5. Kur mbaroi e punen, “gomarica e pyeti”:
6. Po tani “…………” ?
7. “Gomari” qe i prere:
8. Per ate nuk pergjigjem un.
9. Pra ti je nje “gomar” qe kerkon “liri pa pergjegjesi”
10. Ky eshte perkufizimi i anarkistit ne gjuhen e popullit.
11. Anarkisti i gjykon ato qe jane ndryshe nga a, te kene mentalitetin e “skllavit”
12. Kur nuk di “ku duhet te fillosh e ku duhet te ndalosh” je nje “skllav i instikteve”
13. Po te keshe pushtet, “i ve zjarr gjithe botes”.
14. Sa ma “budalle” te jeshe aqe me i “squar” te duket vehtja, zotni Ganiu.
15. Ti je nga ato qe “kafshon” doren qe te “ushqen”
16. Beson se ne kete menyre je “sovran”, me “dinjitet”, me “personalitet”.
Armir, është e mundur që unë të jem anarkist, por të siguroj që ti je i luajtur nga fiqiri.
Të tregosh një anekdotë me pika? Nuk duhet të të kenë mbetur shumë miza në kokë.
Cenua më tha se ti je ai gomari që i ndërron pseudonimet, dhe jo brekçf
1. Ti i perket nje grupi sharlatanesh qe keni nga dhjete pseudonime, nuk keni burreri, nuk besoni ne asgje dhe kafshoni majtas e djathtas.
2. Ju e njihni njeri tjetrin si pershembull njeh ti Cenon qe asnjehere nuk eshte shfaqur me kete emer.
3. Ju perfytyroj kur pini kafe se bashke e beni gallate se si ja dhjete ketij apo atij. Kjo eshte menyra se si e shijoni kohen e harxhuar si komentator.
4. Ti mor “legen i ndyresirave” po na thua se je influencuar ne ” Z. Cenua”
5. Ne qofte se jeni te paguar per diversjon eshte fatale.
6. Gazeta duhet te shqyrtoje se si pas te njejtit email shfaqet e “njejta fantazem” me pseudonime te ndryshme.
7. Ne qofte se ata e dine kete, atehere ndonje nga ju, punon per nje “djall qe ka penetruar gazeten” qe e “ben diten, nate”.
8. Pa tjeter qe je anarkist dhe kerkon qe platforma e komenteve te shndrohet ne salle bilardo e plehrave si ti dhe miqve te tu, qe jeni nje pakice por beni nje dem shume te madh.
9. Kerkoni liri pa mbarim per veten tuaj dhe poshteroni pjesen tjeter. Mjafton ky fakt pe tu klasifikuar si anarkist.
Po qe i shitur, ne sherbim te plehrave si ty, kjo eshte fatale dhe ke per te ngrene ate qe perfaqeson.
10. Me plehra si ju “edukate meret per budallek”. Ju kuptoni vetem po te flitet “me gjuhen e juaj”
ndërro brekët dhe jo pseudonimet mor debil!!
a e kupton se çfar shkruan??
sigurisht që jo!!
atëherë lexoje nga një tjetër!
1. unë isha një herë
2. duke dalë nga shtëpia dhe
3. takova mirin e sadies që ishte duke4. bërë çiçin te ferrat anës
4. rrugës që shkonte për në magazinën e qazos
5. ku punonte i biri i meremes me gocën
6. e thomait!!
ps:”10. Me plehra si ju “edukate meret per budallek”.”pak korigjim!
“10. Me plehra si ju “budallallëku meret per budallek”.
ti je i tillë!gomar i lindur!!
“ganiu” & “anticensure” edhe nese je i njejti, nje sugjerim miqesor kam : Mos keshtu si luga ne dhalle me replika ndaj te gjitheve se nuk jeni etaloni zgjuarsise ketu e nuk dua te besoj edhe se jeni me budallenjte, de!
dhe unë miqësisht
për nëse jam i njëjti njeri a jemi dy të ndryshëm!?
mund të të them çfarë të dua,por nuk mund të ta vërtetoj,e aq më pak nuk mund të të bind ty!!
sa për etalon zgjuarsie!?
unë nuk e vë në dyshim,gano!?
gjithashtu!!
si unë ai,ose ti,mund të jemi etalonë zgjuarsie!nuk ka asnjë problem!etaloni nuk është gjë tjetër veçse një masë e pranuar nga të gjithë ose nga një grup njerzish!!
psh ne mund të zgjedhim një etalon,psh ajnshtajnin,o ver llapën!!njëlloj si është zgjedhur etaloni i tempertuarës,celsius a farenhaid!!
po të kishim ajnshtajnin si etalon do të ishim të gjithë të tjerët,poshtë tij,po të kishim ver llapën(kam pasur gjithnjë respekt për të,mos e merr për ofendim)do të ishim pothuajse të gjithë më të mirë!!
pra me të parin do ishte negative vlera e seicilit nga ne,me të dytin do të ishte gjithnjë më pozitive!
miqësisht,komentet janë një mjet i të shprehurit të mendimit,pa asnjë detyrim për tu shkruar e aq më pak për tu lexuar!!këtu hyn dhe mos detyrimi për të replikuar!!
dikush ka qef të grricet,të shprehë mendimin a budallallëkun!!mbetet në dorën tënde si do të reagosh!!
dhe e ke bërë,këtë radhë me një këshillë!!
që si unë dhe gano mund ta marrim apo jo parasysh!!
unë personalisht nëse një artikull,lajm,koment a replikë më ngjall kureshtje e lexoj,nëse më ngajll dëshirën për ta mbështetur a kundërshtuar,replikoj!!
si mund të “të duket vejta”ty!?
asqë e vë në kandar!!
është problemi tënd!!mund të të duket gjeni përpara një komnetit ti!?asnjë të keqe,po të replikoje dhe të tregoje gjenialitetin tënd përpara budallallëkut tim të garantoj se do të ta dija për nder!!do mësoja nga ti!!
hë për hë nuk e shoh të arsyeshme të ndryshoj qëndrimin tim!nuk falas për ganon,por e di që nuk ka për të replikuar!!nuk është se ka të njëjtin interes si unë në replika a komente!!më shumë a parimin “kujt i plasi e kujt i krisi,se ra çelua nga lisi”!!
Me pelqeu mjaft ajo shprehja e fundit ‘kujt i plasi kujt i krisi, se ra Celua nga lisi’. Pershendetje, anticensura!