Sanksionet e BE, Bjellorusia bën një hap pas, liron nga qelia gazetarin Protasevich

J L

Mediat e huaja raportojnë se Bjellorusia ka liruar nga qelia gazetarin kritik Roman Protasevich dhe të dashurën e tij Sofia Sapega.

Duket se shteti i Lukashenkos ka reflektuar pas sanksioneve të ashpra të BE dhe ka vendosur të bëjë një hap pas.

Protasevich akuzohet për organizim të trazirave dhe rrezikon deri në 15 vite burg dhe ishte në arrati derisa Bjellorusia e lokalizoi duke udhëtuar në avionin e linjës Athinë-Vilnius për ta detyruar më pas të ulej me detyrim në Minsk.

Fill pasi shkeli tokën bjelloruse, Protasevich dhe e dashura e tij u arrestuan.

Më pas ata dolën në video-mesazhe për të pranuar fajin, por BE hodhi akuza se ata ishin detyruar të dilnin në mënyrë të tillë për të mbrojtur regjimin e Lukashenkos.

Gjithsesi, Protasevich është ende në gjykim në Bjellorusi dhe sërish ekziston rreziku për t’u dënuar.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *