Sanksionet e Perëndimit, Irani i gatshëm t’i vijë në ndihmë Rusisë

J L

Irani është paraqitur i gatshëm për të ndihmuar Federatën Ruse, në një kohë kur vendi përballet me sanksione.

Ndihma Rusisë do t’i vijë në sektorin e energjisë dhe karburanteve.

Deklarata u bë nga ministri i naftës Javad Owji, pas një interviste në Moskë me zëvendëskryeministrin rus Aleksandr Novak.

“Rusia na qëndroi pranë kur u vumë nën sanksione, ndaj sot e konsiderojmë detyrën tonë që të qëndrojmë përkrah saj në këto kushte të vështira dhe të ofrojmë ndihmë”, tha Owji.

Për ne, “vullneti i Teheranit për të zhvilluar bashkëpunim është i rëndësishëm, pavarësisht kufizimeve anti-ruse të Perëndimit”, tha Novak, duke theksuar rolin qendror të sektorit të karburantit dhe energjisë në marrëdhëniet tregtare midis dy vendeve.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *