Ndalimi i importeve tw të gjitha frutave dhe perimeve nga Europa, mund tw ketw ndikim edhe në Shqipëri. Por, ai pritet të jetë minimal.
Sipas statistikave të detajuara nga INSTAT, gjatë vitit 2013, eksportet e zarzavateve dhe frutave e arrave drejt Rusisë, ishin rreth 53 miliardë lekë, disi më pak se 400 mijë euro, ku peshën kryesore e zinin zarzavatet, me 62% të totalit të eksporteve të këtyre dy zërave, raporton revista e specializuar, Monitor.
Në total, në vitin 2013, eksportet drejt Rusisë ishin 1.4 milionë euro, ku frutat e zarzavatet zinin 27% të totalit.
Ato u rritën me 6 herë në raport me një vit më parë, si rrjedhojë e performancës së mirë të xeherorëve, ndërkohë që dhe shitjet në Rusi të frutave e perimeve u rritën me herë, ndonëse nga një bazë e vogël.
Rusia do të ndalojë të gjitha importet e ushqimit nga Shtetet e Bashkuara dhe të të gjitha frutave dhe perimeve nga Europa, si një përgjigje dërrmuese ndaj sanksioneve perëndimore të vëna mbi Rusinë./b.l
O gazetar, sanksionet jane per vendet e BE-se. Shqiperia nuk eshte pjese e BE-se, keshtu qe ne vend qe te humbe, mund te perfitoje.
Do ishim shume te kenaqur qe te mos kishim asnje lidhje me Rusine, nuk me pelqejne fare lidhjet me ate shtet, shtet mafioz.
Nga BE o te humbur ! Jo nga Evropa. E kunderta do ndodhe – eksporti i produkteve bujqesore shqiptare do ket emundesi te rritet. Sidomos vaji i ullirit.