Rusia ka ndaluar 963 amerikanë që të futen në territorin e saj. Mes të ndaluarve është presidenti i SHBA, Joe Biden, Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe shefi i CIA-s, William Burns.
Ky vendim i Rusisë vjen si një shenjë hakmarrje pas përkeqësimit të marrëdhënieve të Rusisë me SHBA-në që nga fillimi i pushtimi të Ukrainës në 24 shkurtit.
Më herët Biden ka nënshkruar paketën masive të radhës të ndihmës prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën, ku 20 miliardë dollarë do të shkojnë si ndihmë ushtarake.
Muajin e kaluar, Rusia kishte vendosur ndalime udhëtimi për zëvendëspresidenten e SHBA-së, Kamala Harris, shefin e Facebook-ut, Mark Zuckerberg dhe dhjetëra amerikanë e kanadezë të shquar, si hakmarrje për sanksionet e vendosura mbi Ukrainën.
Ndalimet e udhëtimit kanë vetëm një ndikim simbolik, por janë pjesë e vazhdueshme “të përkeqësimit” të marrëdhënieve të Rusisë me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, që nga pushtimi i Ukrainës më 24 shkurt 2022.
a.m/dita

Mjere amerikanet dhe Bajdeni se c’i gjeti!!!
Nuk do te kene mundesi te shohin parajsen ruse dhe muzhikerine.
Putini ka harruar Saliun ta vere ne liste, por prapa listes. Vetem nje Sal I zevendeson gjithe amerikanet
qe moren “non grata” nga putana. I thone druzhe- tavarish Sali Berisha, o budallenj !!!
Ti qani hallin Saliut!
Sikur Daktorri te ishte president i Ukraines, do e kishte zgjidh pa lufte!
Peshkop te kishes Ukrainase, do kishte be nje muzhik!
Do kishte be gjuhen ruse gjuhe Kombetare te Ukraines!
Do kishte kthy varrezat ukrainase ne varreza ruse!
Do kishte shpall tallavane muzike kombetare.
Sot, ne vend qe te luftojne , edhe ukrainasit do te kishin Bleonen, Stresin, Çiljeten e Flamur Noken e tyre!
Ja, na merr si shembull ne shqipeve, ka 600 vjet qe na e bejne ne koke turqit, serbet e greket, edhe ne prape vazhdojme pa breke!
Tallavaja, Rrumpalla eshte krenaria jone, jo si ukrainasit!
Tani na e kane futur dhe te Ballkani Hapur, dhe rrojme te lumtur e te Gezuar!
Tani me mire jemi te themi te verteten, njehere na e ben ne koke Saliu, rradhen tjeter Edi e anasjelltas!
Hahaha…!