Çifti italian i këngëtarëve Albano Carrisi dhe Romina Powerdo të jenë të ftuar nderi në natën e parë të festivalit të organizuar nga Carlo Conti.
Al Bano dhe Romina kanë qenë çift jo vetëm në skenë, por edhe në jetë duke u kurorëzuar në martesë lidhjen e tyre nga viti 1970 deri në vitin 1999 kur është zyrtarizuar edhe ndarja e tyre. Viti 1991 ka qenë dalja e fundit e tyre në skenën e Sanremos, ndërsa në vitin 1993 ka qenë albumi i fundit i përbashkët i lëshuar nga çifti të cilët për disa vite u shkëputën nga bota e muzikës duke u përqendruar në kërkimin e vajzës së tyre.
Sanremo 2015 do të mbahet në 10-14 shkurt dhe do të jetë edhe këtë herë një festival i mbështetur në traditë i kombinuar me binomin zemër-dashuri, me melodi dhe kthime të mëdha. Irene Grandi ishte zhdukur për pesë vjet; Alex Britti prej 9 vitesh, ndërsa Gianluca Grignani sjell në mendje skenën e 20 viteve më parë që nga fillimet e tij.

Hajt per ajer ju qofte…………………….