Festivali i Sanremos këtë vit do të ketë disa të ftuar të veçantë. Mes tyre, më të njohurit janë ish-futbollisti Roberto Baxho, ish-Zonja e Parë e Francës, Karla Bruni, dhe këngëtari Andrea Boceli. Lajmin e konfirmojë dy drejtuesit, Fabio Facio dhe Luciana Litizeto. Dashamirësit e Sanremos mund ta ndjekin modelen dhe këngëtaren Karla Bruni teksa prezanton albumin e saj të ri, ndërsa zëri madhështor i Andrea Boçelit është rezervuar për natën finale. Festivali i Sanremos, i cili ndiqet shumë edhe në Shqipëri, është sivjet në edicionin e tij të 63-të.