Ndërsa në Spanjë shkruajnë se ka patur një takim vendimtar për transferimin e Neymar te Barcelona në korrik, Santosi i përgënjeshtron dhe bën të ditur se deri më tani nuk kanë ardhur propozime të pëlqyeshme për talentin brazilian.
Zv/presidenti i klubit brazilian, Odilio Rodrigues deklaroi se u kthye nga Spanja me oferta qesharake, prej 20 milionë eurosh, kur ata pretendojnë më shumë. Vetë lojtari do të dëshironte të transferohej në Europë pas Botërorit 2014.
Rodrigues beson se Neymar do të qëndrojë dhe paralajmëron ekipet e interesuara se talenti i ri nuk lëviz nga Brazili pa oferta të mira. Ai theksoi se Neymar ka një kontratë deri në fund të 2014 dhe se ata kanë për detyrë të mbrojnë të drejtat e klubit.
Numri dy i Santosit këmbëngul në shifrën prej 50 milionë eurosh, duke nënvizuar klubi brazilian nuk është i dëshpëruar për ta lënë të lirë lojtarin për 20 milionë euro.