Sapo kishte nisur të mësonte makinën…

redaktor

Një ri i cili sapo kishte nisur kursin për të mësuar makinën mori një mësim që nuk mund të harrohet lehtë, pasi u aksidentua duke e kthyer makinën mbrapsht.

Ngjarja ndodhi në Jug të Wellsit dhe sipas gazetës britanike “The Sun” makina e Shkollës Automobilistike Britanike (BSM) u përmbys pasi u përplas me një tjetër makinë.

Nga ngjarja mbetën të plagosur 4 persona.

Ambulanca dhe policia mbërritën në vendngjarje për t’i ardhur në ndihmë të dëmtuarve.

Një zëdhënës i BSM tha se makina e kësaj shkolle u godit nga një tjetër automjet.

“Duhet të ketë qenë një eksperincë frikësuese për nxënësin tonë dhe instruktorin. Jemi në kontakt me ta për t’u siguruar që gjithçka shkon mirë”, deklaroi ai për “The Sun”.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk pati viktima.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *