“Në bunga-bunga me dëshirë”

anazapta

Sara Tommasi është një emër i njohur i kinemasë me drita të kuqe. Pornostarja italiane ka pranuar se ka qenë pjesë e bunga-bungave të ish-kryeministrit Berluskoni, me të cilin ka pasur marrëdhënie intime. Ajo është shprehur se gjithçka ka qenë e nxitur nga dëshira dhe pa përfitime financiare. “Kam qenë në një festë në Arcore në vitin 2009 dhe kam pasur raporte me Silvio Berluskoni. Nuk ishte marrëdhënie me pagesë, por kam marrë disa dhurata”, është shprehur Tommasi, e cila ka pohuar gjithashtu se ka pasur një lidhje intime edhe me vëllanë e ish-kryeministrit italian, Paolo Berluskoni. Për prezencën e Sara Tommasit në festat e Berluskonit është folur edhe në vitin 2011, kur prokuroria e Napolit ngriti dyshime për përfshirjen e saj në një rrjet prostitucioni.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *