Kandidati i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet, Redi Saraçi ka zhvilluar një takim me gratë e Shijakut. Saraçi i ka bërë thirrje kryeministrit Rama që të mos diskriminojë votuesit dhe kandidatët e djathtë. Ai nënvizoi se Rama është vetëm kryetar i partisë së tij.
“Kryeministri Shqiptar thotë nëse fiton një kandidat i Partisë Demokratike unë nuk do investoj në zone. I bëj pyetje Kryeministrit Rama: ‘Po mirë mor zotëri, dakord, 60 %, se ne do të fitojmë me 70- 80% këtu në zonën tonë, po 20 % që ka votuar për ty, a nuk janë elektorat ata, nuk janë njerëz që të kanë besuar ty, nuk meritojnë ata rrugë, ujë, a nuk janë shqiptar ata?’. Pra, ai është Kryeministër vetëm i partisë së vet”,- tha Saraçi.
Kandidati i APPD-së tha se do të jetë kryetarë i të majtëve dhe i djathtë.
“Unë, do jem Kryetar i Bashkise së çdo qytetari, i majtë,i djathtë qofshin ata. Kandidati tjetër ka dalë me tezën që do të bëjë një poligon qitjeje. Ore unë bëj pyetjen: “A jeton këtu ai?” Poligon qitjeje, pra, është luks, ne s’kemi për të ngrënë bukë”,- tha Saraçi.
Saraçi nënvizoi se do të bëjë parqe dhe lulishte për fëmijët dhe për pensionistët të cilët qëndrojnë në mes të pluhurit për tu zbavitur.
“Absolutisht do bëjmë parqet, do bëjmë lulishtet, do bëjmë ambientet për fëmijët dhe për moshën e tretë. Është turp, por të dalësh në Pazar të Shijakut e të shohësh te Posta dhe te pluhuri mes atyre pemëve dhe lulishteve, që ata janë gjyshërit tanë, janë njerëzit tanë, janë njerëz që kanë investuar te ne. Njerëzit që na dhanë Kulturën dhe arsyeja që ne jemi sot këtu. Unë shoh mësuesit e mi, ata që na shkolluan rrinë sot aty e luajnë domino, se nuk kanë një ambient dinjitoz ku të rrinë”, tha Saraçi.
Saraçi premtoi se më shumë se gjysma e administratës së bashkisë do të jenë femra, pasi, sipas tij, gratë janë më produktive.

Po ty te trdheton forca politike qe perfason more djale…shiko te gjith ata qe ke prane e te vijne rotull jane ata qe s’kane buke te hane…per te qeshur se per te qare s’te lene keta me premtimet e tyre….