Saramango flet sërish shqip

anazapta

Autori i romanit “Verbëria” rikthehet për lexuesin shqiptar me një libër të ri. “Le të ulërijmë” është romani i Jose Saramangos, që është shqipëruar së fundmi dhe tashmë gjendet në të gjitha libraritë. Rrëfimi rikthen heronjtë e romanit “Verbëria” në një situatë befasuese.

Panik zgjedhor: në çastin e hapjes së kutive të votimit vërehet se tetëdhjetë e tre për qind e zgjedhësve kanë hedhur fletë të bardha. Në kryeqytet zotëron kaosi, qeveria bërtet me të madhe se po kurdiset një përbetim dhe shpall gjendjen e jashtëzakonshme, pushteti lëshohet me tërbim në gjuetinë e shtrigave dhe shtypi egërsohet kundër fajtorëve të caktuar. I vetëm mes panikut, një komisar policie përballon të vërtetën tronditëse… Një roman mbi anët e errëta të pushtetit dhe një analizë e pamëshirshme e shoqërisë bashkëkohore. Por edhe një histori e dëshpëruar e jetës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *