Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti rrugor.
Ngjarja në fjalë ndodhi mbasditen e sotme në aksin Krane-Qafë Botë të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një Wolkswagen me një Hyndai.
Ndërkohë, nuk dihet ende identiteti i dy të aksidentuarve. Sakaq, sapo u njoftuan për ngjarjen, forca të shumta policore mbërritën në vendin e aksidentit dhe nisën hetimet për zbardhjen e shkaqeve.
