Rrëmbehet dhe tentohet të shfrytëzohet për prostitucion një 18-vjeçare, polici arreston pesë djem. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme kur M.I, është mbajtur e mbyllur për rreth tre orë në një banesë në Sarandë nga pesë djem të cilët do ta shfrytëzonin atë për prostitucion në këtë qytet. Ermal Taka, 26 vjeç, banues në Shijak, Përparim Brecani, 26 vjeç, Arlind Maroshi, 21 vjeç, Amaril Maroshi, 19 vjeç dhe Ramiz Cenaj,19 vjeç, banuesa në Durrës janë pesë djemtë e arrestuar nga policia, ndërsa është shpallur në kërkim 20-vjeçari Arjan Kabili i cili dyshohet se do të shfrytëzonte vajzën për prostitucion. Mësohet se ajo ishte larguar nga banesa disa ditë më parë pa lënë adresë, dhe streohej në Sarandë ku punonte si kamariere.
Ngjarja
“Në lokalin ku punoja si kamariere në Sarandë u njoha me Arjan Kabilin, me të cilin bisedoja më shpesh. Ai më kërkoi që të dilja me të kur të mbaroja punën. Bashkë me disa shok, ai më dërgoi në një banesë ku më detyroi të prostituoja në qytetin e Sarandës” mësohet të ketë thënë në polici 18-vjeçarja me iniciale M.I., nga Tirana. Ajo ishte larguar pa lënë adresë disa ditë më parë nga banesa, ndërsa familjarët kryen denoncim në polici. Kjo e fundit e kishte shpallur në kërkim 18-vjeçaren e cila ndërkohë qëndronte në Sarandë ku punonte si kamariere dhe jetonte në një shtëpi që kishte marrë me qira. “Në Sarandë erdha për të punuar pa u paragjykuar. Do qëndroja gjatë verës dhe do të kthehesha sërish në Tiranë në shtëpinë time” ka shtuar më tej e reja. Gjatë ditëve të fundit ajo ishte njohur me 20-vjeçarin Kabili i cili e kishte ftuar të dilnin. Ai dyshohet se sëbashku me pesë shokë të tjerë kishin bërë plane që vajzës t’i gjenin klientë me të cilët ajo do të kryente marrëdhënie seksuale kundrejt parave.
Rrëmbimi
Ditën e djeshme pesë djemtë e kanë mbylluar 18-vjeçaren në një banesë në Sarandë ku e kanë mbajtur për rreth tre orë. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin ata kanë ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës me qëllim që ajo të pranonte të prostituonte. Në rrugë operative policia është njoftuar për rrëmbimin dhe u vu menjëherë në lëvizje për kapjen e autorëve. Brenda pak minutash u arrit të lirohej 18-vjeçarja ndërsa pesë djemtë u vunë në pranga. Gjatë kontrollit në banesën ku u mbajt e reja e gjentën maska, armë të ftohta të cilat sipas policisë kishin shërbyer për kryerjen e krimit. Policia tha se ka nisur procedimin penal në ngarkim të 20-vjeçarit Endri Kabili, lindur e banues Shijak. Ai dyshohet se ka tentuar të shtyjë 18-vjeçaren për të ushtruar prostitucion. Ndaj gjashtë djemve nisi hetimit për veprat penale të “Heqjes së paligjshme e lirisë” dhe “Shtytjes për të ushtruar prostitucion”.
“Në lokalin ku punoja si kamariere në Sarandë u njoha me Arjan Kabilin, me të cilin bisedoja më shpesh. Ai më kërkoi që të dilja me të kur të mbaroja punën. Bashkë me disa shok, ai më dërgoi në një banesë ku më detyroi të prostituoja në qytetin e Sarandës”
Pesë të rinjtë e kanë marrë me forcë vajzën nga një lokal në Sarandë, ku punonte si kameriere. Duke ushtruar dhunë fizike dhe me armë të ftohta, ata i kanë hequr në mënyrë të paligjshme lirinë 18 vjeçares.
Gjithashtu filloi procedimi penal në ngarkim të 20 vjeçarit Endri Kabili, lindur dhe banues në Shijak. Kabili dyshohet se ka tentuar të shtyjë për të ushtruar prostitucion 18 vjeçaren M. I.

del ne skene mbemri Brecani si kapobanda e ketij rrembimi mafizo ne mes te dites ne sarande……… Nje nga projektet urgjente te rilindjes duhet te jete grumbullimi dhe rikolektivizimi i malokeve ne zonen veriore ku ishin peprara vitit 1990 si e vetmja mundesi per te pastruar qendrat e banuara nga keta shpellare e te per te rikthyer jeten e kulturuar e te qete. kjo duhet bere pa u shtuar martesat e tyre me te kulturuarit se pastaj e morri lumi identitetin dhe kulturen e ketij populli