Starton në Sarandë edicioni i shtatë i festivalit të Këngës dhe Valles për Çamërinë, një organizim i përvitshëm. Festivali ka nisur mbrëmjen e së enjtes dhe pritet të përfundojë të sonte në mbrëmje, pas pjesëmarrjes së shoqërive kulturore nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e Maqedonia. Tingujt e muzikës popullore e kanë shndërruar qytetin në një oaz argëtimi edhe për pushuesit e gjendur në këtë periudhë. Natën e parë u paraqitën grupet e bashkisë së Sarandës, Shkupit dhe ansambli “Ded Gjon Luli” i Tuzit, nga Mali i Zi.

KUSH I KA PERSHENDETUR NGA CAMET SEPSE TANI MBURET DHE REVAN SHISTI IDRIZI KALI I TROJES