Sarandë, gjenden 4 kallëpe tritol pranë stadiumit

Saimir Lleshi

Policia e Sarandës ka gjetur 4 kallëpe tritol në afërsi të stadiumit të qytetit. Lënda plasëse është gjetur paraditen e sotme ndërsa ishte e lidhur me fitil.

Tritoli ishte vendosur në një qese plasmasi. Nuk dihet ende nëse lënda ishte vendosur për të kryer ndonjë shpërthim ose ishte lënë aty pa dashje.

Gjithsesi, policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe për të hetuar nëse ka pasur ndonjë qëllim shpërthimi. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *