Sarandë, gjenden 6 kg tritol mes shkurreve

DITA Online

 

Policia e Sarandës ka sekuestruar një sasi prej 15 kallëpësh tritoli, me peshë 400 gramë secili, dhe peshë totale 6 kg.

Tritoli u gjet i fshehur në një thes mes disa shkëmbinjve në kodrën mbi lagjen “Baba Rexhepi” në Sarandë.

Lënda shpërthyese u gjet pas kontrollit të imtësishëm të zonës të kryer nga Policia.

Policia në bashkëpunim me Prokurorinë dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese po punon lidhur me dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *