Sarandë, gjendet i vdekur në kufirin grek 31-vjeçari i humbur

redaktor

Një i ri shqiptar është gjetur i vdekur në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë. Viktima është Gentian Hasanaj, 31 vjeç. Trupi u gjet në një greminë, vetëm pak metra larg kufirit në Qafë Botë, konkretisht në një zonë pyjore në Asproklit të Igumenicës. Menjëherë kanë shkuar forcat kufitare të Sarandës, ku mësohet se ky rajon policor prej dy ditësh ka qenë në kërkim të tij, pasi familjarët e kishin denoncuar zhdukjen e mistershme të djalit të tyre. Informacionet e para bëjnë të ditur që 31-vjeçari ishte banor i Bathores në Tiranë. Pritet ekspertiza për shkaqet e vdekjes.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *