Një 64-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në Krekëz të Sarandës. Viktima e identifikuar si Nestan Tabaku, 64 vjeç, është gjetur në afërsi të fabrikës së tullave.
Sipas verifikimeve të kryera paraprakisht nga policia, mendohet që vdekja të moshuarit t’I ketë ardhur nga i ftohti, pasi në trup nuk janë konstatuar shenja dhune.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit, ku po bëhen verifikimet e mëtejshme, për të përcaktuar shkakun e vërtetë të vdekjes së tij.