Trupi i pajetë në plazhin e Bunecit, zbulohet identiteti

Ornela

Një person i pajetë është nxjerrë nga plazhi i Bunecit në Sarandë mëngjesin e sotëm. Viktima është parë nga pushuesit teksa pluskonte mbi ujë.

Sakaq në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe nga të dhënat paraprake rezulton se trupi i pajetë është i seksit mashkull.

Sipas policisë, viktima Islam Bega, i cili punonte roje në zonë, është gjetur i veshur.

Trupi i pajetë është nxjerrë para pak minutash nga deti dhe është dërguar në morgun e spitalit të Sarandës.

Do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të hedhë më shumë dritë mbi shkaqet e vdekjes së tij.

Një ditë më parë një tjetër person është gjetur i pajetë në plazhin e Vlorës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *