Turistët vendas dhe ata të huaj do t’i kenë të gjitha shërbimet e duhura në plazhet publike të vendit. Kjo ka qenë kryefjala e ministres së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, gjatë inspektimit të plazheve të Sarandës dhe Ksamilit. “Duam që pushimet të jenë të qeta e cilësore, por për këtë kërkojmë bashkëpunimin e njësive vendore, që turistët vendas apo të huaj të kalojnë pushime sa më të mira”, deklaroi Gjermeni. E shoqëruar edhe nga ambasadori i Suedisë në Tiranë, Patrick Svensson, ajo u takua me disa turistë suedezë që pushojnë në Sarandë.
