Sarandë, goditet me thikë dhe i merren me forcë 700 euro

Elton Tafaruci

Një shtetas u plagos me thikë dhe më pas u grabit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 1 të qytetit të Sarandës, kur 31 vjeçari me iniciale L.P, u godit me thikë dhe më pas i janë vjedhur 700 euro.

I riu është goditur me thikë në bark nga një person ende i pa identifikuar.

“Plagoset dhe grabitet nje shtetas ne Sarande. Ngjarja ne oret e para te mengjesit. Ne spital eshte paraqitur i goditur me thike shtetasi L.P, 31-vjec. Ai eshte qelluar me thike ne bark nga nje person i paidentifikuar ne nje hotel ne lagjen nr.1 te Sarandes, i cili pasi e ka goditur i ka marre 700 euro”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *