Debati me familjen mes një çifti të rinjsh nga Saranda për lidhjen e tyre, për pak sa nuk ka përfunduar në një tragjedi. Një 21-vjeçar ka tentuar të vrasë me thikë të dashurën e tij 15-vjeçare, ndërsa në gjendje të rënduar psikologjike ka tentuar të vetëvritet, duke qëlluar veten me të njëjtën thikë. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e së enjtes në Ksamil. Klodian Oruçi dyshohet se ka shkuar në banesën e familjes së të dashurës dhe në debat e sipër goditi me thikë të dashurën adoleshente. Dy të rinjtë kanë marrë plagë të rënda, ku fillimisht u dërguan në spitalin e Sarandës, ndërsa më pas u transportuan me urgjencë në Spitalin e Traumës Tiranë. Nga hetimet e para dyshohet të jetë një përplasje mes djalit dhe prindërve të vajzës së mitur, që për shkak të moshës së saj refuzonin lidhjen mes tyre. Oruçi duket se nuk e ka pëlqyer këtë argumentim, duke u shkuar në banesë, ku gjatë një sherri ka goditur të dashurën dhe më pas veten e tij. Policia tha se shkak dyshohet të jetë bërë refuzimi për lidhjen e të rinjve.
