Sarandë / Ish-mësuesja 72-vjeçare gjendet e pajetë në banesë

Arta Taja

Lida Dako, gjendet e vdekur në një banesë në Sarandë. Ish-mësuesja nga Gjirokastra e moshës 72-vjeçare, dyshohet të ketë rreth një javë që ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale dhe, sipas burimeve, trupi kishte nisur të dekompozohej.

Ngjarja ka ndodhur në lagje nr.3 të Sarandës.

Ajo jetonte e vetme, pasi bashkëshorti i kishte ndërruar jetë disa vite më parë, ndërkohë që nga martesa nuk kishte fëmijë. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *