180 kilogramë hashash janë sekuestruar nga policia e Sarandës, ndërsa në pranga kanë përfunduar edhe dy transportuesit. Sipas policisë, Ajaz Lile dhe Haxhi Çumani janë kapur në afërsi të fshatit Mursi, 7 km larg kufirit me Greqinë, teksa po përpiqeshin të kalonin lëndën narkotike në shtetin fqinj. Droga vinte nga Lazarati.