Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë, ku një automjet ka përfunduar brenda një dyqani rrobash. Për pasojë janë plagosur tre persona mes të cilëve edhe shitësja e butikut.
Automjeti tentoi të shmangte një kalimtar në rrugë, por u përplas me pemën në trotuar dhe më pas përfundoi brenda dyqanit.
Ngjarja ka ndodhur sot në rrugën Turizëm-Kanali i Cukës në Sarandë.
