Policia e qytetit bregdetar ka sekuestruar dje 19,4 kg lëndë narkotike kanabis sativa, ndërsa ndaloi transportuesin e dyshuar të drogës. Burime nga policia bënë me dije se lënda narkotike u gjet pas kontrollit në automjetin me targa SR6606B, që drejtohej nga 52-vjeçari Lefter Kuspa. Droga ishte e fshehur në kroskotin e makinës dhe kishte si destinacion shtetin fqinj, Greqinë. Ndaj Lefter Kuspas u morr masa e arrestit në flagrancë, për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.