Sarandë, ndahen licencat e para për njerëzit që udhëheqin turistët

redaktor

Rreth 18 të rinj janë guidat e para turistike të certifikuara në Sarandë pas përfundimit të trajnimit mbi atraksionet turistike, organizuar nga Shoqata Kombëtare e Guidave, Ministria e Turizmit dhe PNUD.

Ligji i ri për turizmin që pritet të kalojë në parlament javën që vjen kthen guidën turistike në profesion të veçantë.

“Do të jetë hera e parë në më shumë se 20 vite që jo vetëm do të njihet si një profesion i veçantë, por edhe do të certifikohet nga Ministria e Turizmit”, u shpreh Arben Ahmetaj, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizimit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

“Kërkojmë dhe ne të konkurojmë shtetet tona fqinje që kanë përparuar goxha në turizëm”, deklaroi njëri nga pjesëmarrësit në trajnim, Leonidha Mako.

Me hyrjen në fuqi të ligjit të ri, guidat turistike që nuk kalojnë përmes këtij procesi nuk do të lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre. Personat që licencohen si guidë turistike duhet të jenë njohës të historisë së qytetit, trashëgimisë kulturore, vlerave të florës dhe faunës si dhe vlerave të natyrës.

Në këtë pikë, kreu i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare thotë se organizimi i guidave të certifikuara, do të rregullonte tregun përfshirë këtu edhe elementin e çmimit.

Lista e guidave të certifikuara do t’u dërgohet operatorëve turistikë për të mundësuar kështu kontaktin e tyre me turistët që vizitojnë vendin. Në trajnim morën pjesë 30 të rinj gjithsej, që në përfundim të tij iu nënshtruan testimit.

Gjatë vizitës në Sarandë, ministri Ahmetaj inspektoi dhe punën për vendosjen e sinjalistikës turistike. Ai tha se brenda këtij muaji do të përfundojë sinjalistika turistike përgjatë bregdetit ndërsa brenda vitit parashikohet të përfundojë në të gjithë Shqipërinë.

Share This Article
9 Comments
  • Me sa po kuptoj, ligji nuk eshte miratuar ende, nderkohe qe keto licencohen. A mundet te me thote Tare dhe/ose Ahmetaj se bazuar mbi cilin ligj keto po licencohen? Apo edhe keto te dy jane “Futja KOOOOOOOT”?

    • Do ti sherbej shume turizmit edhe njerzve qe do vine te vizitojne shqiperine. sepse turistet e huaj do kene ku te perplasen edhe te degjojne per vendin tone edhe mos te humbin ne bukurite e shqiperise duke mos pasur asnje info per to.

      • Do na ndihmoj edhe neve kto guida sepse shume prej nesh nuk e dime sic duhet ose le te themi aspak historine e vendit tone. eshte nje iniciativ shume e mire sepse shqiperise i kane munguar ciceronet ose ato qe kane qen nuk kane qen te afte per kte pune!

        • Me ne fund po mendohet per turizmin e vendit tone si asnjhere me pare. pervec investimve qe po behen ne sektore nje hap i rendesishme qe po ndermerret nga angjensite turistike edhe qeveria eshte edhe ky i guidave ku cdo turist do kete mundesi te degjoj informacione e historise se vendit tone!

      • Shqipëria ka vende shumë të bukura dhe tërheqëse si për vete në shqiptarët ashtu edhe për të huajt. Numri i turistëve të huaj është rritur çdo vit dhe të gjithë duan informacion qoftë për rrugët, vendet,hotelet e çdo gjë të nevojshme per një turist. Por ky informacion ka qenë gjithmonë i munguar ose i vakët. Ndaj mendoj se licensimi i personave të tillë është sa i nevojshëm aq edhe i dobishëm për të gjithë njerëzit që zgjedhin të vizitojnë vendet tonë turistike

      • Një guide turistike e trajnuar dhe licensuar është thelbësore për turizmin e një vendi. Turistët, qoftë shqiptare apo të huaj kanë nevojë për njerëz që kanë njohuritë e duhura për vende që ata zgjedhin të vizitojnë. Ashtu siç veprohet në të gjitha vendet e tjera të zhvilluara ku guidat janë kryesore për njohjen e një vendi

    • Më në fund do të kemi njerëz të licensuar për të bere guiden turistike. Deri më tani guiden e kanë bere banorët vendas dhe turistët e huaj e kanë patur të vështirë të kuptojnë qoftë gjuhën e vendasve qoftë edhe mënyrën e tyre të të shpjeguarit . Duke patur njerëz të kualifikuar ndihmoj jo vetëm në besimin që të huajt kanë tek vendet tona turistike por edhe në tërheqjen e shumë turistëve të tjerë.

    • Lajm i mire. Keto 18 te licensuar do bejne te mumdur promovimin e vlerave qe ka vendi yne. Pervec turizmit detar e malor pushuesit do njihen edhe me etnografine e te kaluaren historike te shqiptareve.

    • guidat lokale besoj se nuk duan ndonje ligj specifik gjithsesi me daljen e ligjit per turizmin edhe ky vakum ligjor plotesohet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *