Një 29-vjeçar ka rënë në pranga të policisë së Sarandës pasi u kap një shumë të madhe eurosh false. Në pranga ka përfunduar Besjan Valca.
Pas kontrollit të policisë në lokalin e tij në lagjën nr.1 të Sarandës, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 4600 euro të falsifikuara: 82 kartëmonedha 50 euro dhe 5 kartëmonedha100 euro. Policia gjithashtu ka filluar procedimin penal edhe për motrën e 29-vjeçarit, shtetasen B.M. 26-vjeç, pasi në çantën e saj të dorës janë gjetur 150 Euro të falsifikuara.
Ndërkohë dhe 41-vjeçari Pandeli Plaku është shpallur në kërkim, pasi sipas policisë dyshohet se ky shtetas është burimi i monedhave false.
