Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka inspektuar dje punimet në lumin Bistricë. Bëhet me dije se po vijojnë punimet për zhbllokimin e Bistricës në lagunën e Butrintit, aty ku edhe po ngrihet një HEC. “Ti rikthejmë lagunës gjallërinë dhe vlerat unikale që ajo ka pasur në të kaluarën”, është shprehur gjatë fjalës së tij ministri Panariti. Ky projekt synon të rikthehjë edhe një herë turizmin në këtë zonë piktoreske të bregdetit jugor dhe për ta mbrojtur nga ndërhyrjet e jashtëligjshme apo ndërtimet pa kriter.
