Inspektoriati Ndërtimor i Bashkisë Sarandë i mbështetur nga Policia Bashkiake dhe ajo e Rendit ka nisur prishjen e të paktën 10 ndërtimeve pa leje brenda qytetit të Sarandës.
Objektet të ndërtuara kryesisht me konstruksione të lehta u ndërtuan kryesisht gjatë fushatës së fundit elektorale me shpresën e leglizimeve të mundshme por mes tyre kishte dhe konstruksione hekuri, lavazhe e shtesa objektesh.
Në disa raste aksioni hasi në rezistencën e pronarëve të këtyre objekteve, por e gjithë faza e parë duket se është përmbyllur qetësisht. Aksioni sipas krerëve lokalë parashikonte gjithshtu dhënien e mesazhit për ndërprerjen e çdo lloj tentative për të ndërtuar ndërsa kreu i Bashkisë Stefan Çipa ka paralajmëruar një fazë të dytë prishjesh në fund të sezonit, aksion i cili pritet sipas tij t’i rikthejë Sarandës hapësirën e gjelbërt të zaptuar dhe plazhet e cliruara nga betonizimi.
“Kemi folur disa herë për këto ndërtime që janë bërë në fushata elektorale, për të mos bërë ndërtime pa leje. Bashkia e Sarandës ka tolerancë zero ndaj ndërtimeve pa leje”, tha Çipa.
Vetëm gjatë muajit maj dhe qershor dhjetëra objekte të reja provizore me konstruksione të lehta i jashtë shtuar hartës së ndërimeve pa leje në Sarandë. Krerët lokalë nuk kanë folur rishqyrtim të lejeve të dhëna buzë detit por për zbatimin strikt dhe pa asnjë hezitim të një plani urban të denjë që do të zëvendësojë betonin me gjelbërimin.

bravo,bravo
ky vendi yne per nga urbanizimi keto 23 vjet le mbrapa vetem Indine
shtesa te tilla pallatesh nga me te cuditshmet vetem ketu jane bere
se besoj as ne Afrike te jene bere te tilla gjera