Policia e Sarandës ka sekuestruar 20 kilogramë lëndë narkotike të tipit kanabis sativa. Mësohet se droga është sekuestruar pranë Qafë Botës.
Burime nga policia bëjnë të ditur se është arrestuar shtetasi Florian Dervishaj 26 vjeç, i cili është kapur në tentativë për të kaluar kufirin në këmbë bashkë me lëndën narkotike.
Lënda narkotike kishte si destinacion tregun grek. Policia ka nisur hetimet për të identifikuar nëse ka pasur persona të tjerë të përfshirë në këtë trafik.
