Policia e Sarandës ka sekuestruar në orët e para të mëngjesit të sotëm 89 kg kanabis ndërsa ka shpallur në kërkim transportuesin e drogës.
Sipas policisë, operacioni është zhvilluar rreth orës 02.00 në afërsi të fshatit Leftehor në aksin rrugor Delvinë-Leftehor ku është bllokuar automjeti tip Mercedes-Benz me targa AA603FR, brenda të cilit është gjetur edhe sasia e lëndës narkotike.
Sipas policisë, automjeti që transportonte drogën është braktisur nga drejtuesi i tij sapo ai ka konstatuar punonjësit e policisë.
Mësohet se policia ka shpallur në kërkim transportuesin e drogës me inicialet E. R., banues në Delvinë dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij.
