Policia e Sarandës ka arrestuar për “Shfrytëzim prostitucioni” shtetasin Olsi Mucodede, 23 vjeç, banues në Lagjen “Nr. 3″.
Arrestimi i tij u krye pasi ky shtetas prej 1 viti ka detyruar me dhunë bashkëjetuesen e tij, shtetasen B. Gj., 24 vjeçe banuese në Sarandë, të prostituohej.
Gjithashtu në lidhje me këtë rast është bërë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasit Ali Hide, vjec 58, banues në lagjen “Nr. 4″ pasi u kap në flagrancë në banesën e tij duke kryer marrëdhënie seksuale në banesën e tij me shtetasen e mësipërme që shfrytëzohej për prostitucion kundrejt shumës prej 10 mijë lekë.
