Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Sarandën mëngjesin e sotëm. Mësohet se një sasi tirtoli është vënë në hyrje të një diskoje në lagjen numër 1 të qytetit, por pa shkaktuar viktima.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 06:00, vetëm gjysmë ore pasi diskoja ishte mbyllur dhe njerëzit ishin larguar.
Burimet bëjnë të ditur se dëmet materiale janë të mëdha dhe kanë përfshirë edhe një restorant pranë diskos.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për të identifikuar dhe kapur autorët e vendosjes së lëndës shpërthyese.
