Sarandë, tritol makinës së ish-shefit të Urbanistikës, nisin hetimet

anazapta

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Sarandën mesnatën e kaluar. Policia e këtij qyteti bën të ditur se shpërthimi ka ardhur nga një sasi tritoli që i është vendosur automjetit të Haxhi Musait, ish-shef i Urbanistikës në qytetin bregdetar. Ngjarja ka ndodhur në rrugën numër 5 të qytetit, ku makina ishte e parkuar. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar. Policia tha se ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen. Paraprakisht, pista ku është përqendruar hetimi është ajo e konflikteve për shkak të detyrës. Vetë Musai ka deklaruar se nuk ka ndonjë konflikt personal dhe se gjithçka mund të lidhet me detyrën si përfaqësues i Këshillit Bashkiak në Bordin e Ujësjellësit. Haxhi Musai ka qenë shef i Urbanistikës në Bashkinë e Sarandës në vitet 2000-2005, dhe është zgjedhur me shumicë votash si përfaqësues i Këshillit Bashkiak në Bordin e Ujësjellësit të qytetit.

 

 

Share This Article
4 Comments
  • Sikur te mblidhet Cia dhe Kgb-ja bashke nuk kane per ta gjetur dot kriminelin,pasi ky mut burre ka pas armiqesi me trecerekun e Sarandes e rretheve perreth.

    • krimineli eshte gjetur aqifi ! qe tu qifshin ropte !
      krimineli eshte jo nga detyra e para 13 viteve nga e cila me miresite qe ka bere gezon
      respektin dhe mirenjohjen e te gjitheve !

      krmineli eshte nga detyra si kryetar bordi i ujesjellesit !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *