Sarandë, vetëhelmohet me ilaçe një 17-vjeçare

redaktor

Një adoleshente nga Saranda ka tentuar të vetëhelmohet duke konsumuar disa medikamente. 17-vjeçarja me inicialet F.G është gjetur mëngjesin e sotëm në gjendje të rëndë shëndetësore, nga prindërit e saj.

Menjëherë vajza është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë për një ndihmë më të specializuar ndërsa ende nuk dihet gjendja shëndetësore e saj.

Ende nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë 17-vjeçaren të ndërmarrë aktin e rëndë ndërkohë që policia ka nisur hetimet.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *