Një kopertinë ku shfaqet ish-presidenti francez me të shoqen është bërë objekt humori dhe ironie në rrjetet sociale. Nicolas Sarkozy dhe e shoqja Carla Bruni shfaqen në kopertinën e revistës “Paris Match”, por shumë nga lexuesit mendojnë se përdorimi i Photoshopit e ka zgjatur ish-presidentin, i cili realisht ka një diferencë të dukshme në gjatësi me të shoqen.
Çifti është fotografuar në një nga plazhet e Korsikës, ku po kanë kaluar disa ditë pushime.
